Dhuna ndaj grave nxori turqit në protestë
Vrasja e dy vajzave të reja në Turqi ka bërë që në disa qytete turke të protestohet kundër vrasjes dhe dhunës ndaj grave, raporton Portalb.mk.
Protestuesit kanë kritikuar qeverinë dhe presidentin turk Rexhep Taip Erdogan.
Ata kanë thënë se “qeveria lejon vrasjen e grave”.
Protesta janë mbajtur në Stamboll, Ankara, Izmir dhe vende të tjera.
Sipas raportimeve, vetëm këtë vit në Turqi janë vrarë 299 gra.
Përndryshe, Turqia në vitin 2021 u tërhoq nga Konventa Stambollit e cila obligon autoritetet që të luftojnë dhe ndëshkojnë dhunën ndaj grave