Dhjetë vjet nga përmbytjet në Shkup ku humbën jetën 22 persona (Video)
Sot bëhen dhjetë vjet ku rajoni i Shkupit, konkretisht fshatrat Stajkovc, Smillkovc, Haraçinë dhe Çento u goditën nga përmbytje katastrofike ku si pasojë mbetën të vdekur 22 persona, transmeton Portalb.mk.
Viktima më e vogël ishte një fëmijë dyvjeçar, shumë persona u lënduan, ndërsa një numër i madh shtëpish u shkatërruan si dhe u regjistruan dëme të mëdha.
Stuhia nisi në orët e pasdites, kur i gjithë rajoni i Shkupit u përfshi nga reshje të dendura shiu dhe erëra të forta. Ndërkaq, gjatë natës u evakuuan rreth një mijë qytetarë.
Gjatë 24 orëve më 6 gusht të vitit 2016 në Shkup kanë rënë 92,9 litra shi në një metër katror, ndërsa gjatë dy orëve të para nga fillimi i motit të lig ka pasur mbi 800 vetëtima.