Dha para për patentë shoferi, por pasi nuk e mori atë, denoncoi në polici me pretendimin se ishte mashtruar

Një shtetas turk ka raportuar në polici në Gostivar se ka dhënë 2.000 euro që gruaja e tij të marrë patentë shoferi, por është mashtruar dhe nuk ka marrë as patentën dhe as paratë, transmeton Portalb.mk.

Siç raportohet nga Ministria e Punëve të Brendshme, më 21 mars, një burrë 33-vjeçar nga Turqia ka raportuar në NJPB Gostivar se është mashtruar nga A.I. për shumën prej 2.700 eurosh.

“Sipas raportit, gjatë vitit 2026, ai ka bërë marrëveshje me personin në lidhje me ndërmjetësimin dhe marrjen e patentës për gruan e tij, i ka paguar 2.000 euro, dhe 700 eurot e mbetura duhet të ishin paguar pasi të ishte marrë patenta. Megjithatë, shërbimi nuk është kryer, dhe personi i raportuar as nuk ka dashur t’i kthejë paratë. Po merren masa për sqarimin e rastit”, theksojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.