Dha dorëheqje kryeministri i Britanisë, Keir Starmer
Keir Starmer ka dhënë dorëheqje si kryeministër dhe udhëheqës i Partisë Laburiste në Britaninë e Madhe, transmeton Portalb.mk.
Duke folur në e njohur si Downing Street para Zyrë së Kryeministrit në Londër, Starmer tha çdo vendim që e ka marrë, ka pasur për qëllim të vendosë në plan të parë “vendin që e do”.
Ai njoftoi se në mëngjes ka biseduar dhe e ka informuar mbretin për vendimin e tij
Starmer paraqiti afatet kohore për largimin e tij nga posti.
“Do t’i kërkoj Komitetit Ekzekutiv Kombëtar të Partisë Laburiste të përcaktojë kalendarin, me hapjen e nominimeve më 9 korrik dhe përfundimin e procesit para pushimit veror të Parlamentit. Në rast se ka garë për udhëheqësin e ri, kjo do të sigurojë që lideri i ri të jetë në detyrë para rikthimit të Parlamentit në shtator. Unë do të vazhdoj të qëndroj në postin e kryeministrit derisa procesi të përfundojë dhe do të bëj gjithçka që është e mundur për të siguruar një dorëzim të rregullt të pushtetit”, tha ai.
Pushimi veror i Dhomës së Komunëve pritet të nisë më 16 korrik, prandaj nëse Andy Burnham nuk përballet me kundërkandidat (siç duket gjithnjë e më e mundshme, pavarësisht se Wes Streeting më herët kishte deklaruar se do të kandidonte patjetër), ai do të bëhet kryeministër në mesin e muajit të ardhshëm.
Nëse zhvillohet garë për zgjedhjen e liderit, kryeministri i ri do të marrë detyrën deri në fund të gushtit.
Starmer ndër të tjera tha se se e pranon “me dinjitet” faktin që nuk është personi më i përshtatshëm për ta udhëhequr Partinë Laburiste në zgjedhjet e ardhshme
“Pyetja që partia ime po shtron tani është nëse unë jam personi më i përshtatshëm për ta udhëhequr në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme. E kam dëgjuar përgjigjen e grupit tim parlamentar për këtë pyetje dhe e pranoj atë përgjigje me dinjitet.Çdo vendim që kam marrë ka qenë i udhëhequr nga vendosja e vendit që e dua në radhë të parë. Kjo është arsyeja pse do të jap dorëheqje nga posti i liderit të Partisë Laburiste”, tha ai.
Largimi i Starmer e çon Britaninë drejt liderit të saj të shtatë në dhjetë vjetët e fundit.