Dështoi seanca e sotme e kuvendit në Kosovë, Hekuran Murati nuk u votua si kryeparlamentar

Edhe këtë të premte ka dështuar sërish seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. Pas Gërvallës dhe Haxhiut, Lëvizja Vetvendosje ka propozuar për kryetar të Kuvendit Hekuran Muratin, një kandidaturë e cila nuk ka marrë korumin e nevojshëm për t’i dhënë fund ngërçit që vijon prej muajsh në institucionin legjislativ të Prishtinës, shkruan Euronews.al.

Murati ka marrë vetëm 57 vota, 51 kanë qenë kundër kandidimit të tij dhe 6 kanë abstenuar.

Seanca u ndërpre pas kësaj. Kryesuesi tha se seanca vazhdon në orën 24 gusht në orën 11:00.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha se PDK-ja nuk votoi për Hekuran Muratin, pasi, sipas tij, ky subjekt politik e ka bërë të qartë se nuk voton ministrat e qeverisë së kaluar.

Krasniqi tha se Vetëvendosje propozoi emrin e Hekuran Muratit për kryetar të Kuvendit, pavarësisht se e ka ditur që ai nuk do t’i merrte votat e nevojshme për këtë pozitë.

Ai shtoi se “LVV nuk po dëshiron të konstituojë Kuvendin” dhe të zvarrisë formimin e institucioneve të reja.