Deri në vitin 2050, do të ketë tre milionë njerëz më pak në Ballkanin Perëndimor, 317 mijë më pak në RMV

Kombet e Bashkuara (OKB) kanë vlerësuar se në vitin 2050 gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor do të kenë rreth tre milionë banorë më pak se sot, se Serbia do të ketë humbjen më të madhe në shifra absolute dhe në përqindje, Bosnja dhe Hercegovina dhe Shqipëria kryesojnë, të cilat nga mesi i shekullit do të humbasin më shumë se 20 përqind të popullsisë së tyre, transmeton Portalb.mk.

Në vend të 16.977.000 të vitit të kaluar, Ballkani Perëndimor do të ketë 13.975.000 banorë në vitin 2050, vlerëson Radio Evropa e Lirë, duke cituar të dhënat e OKB-së.

Serbia, e cila vitin e kaluar kishte 6.788.000 banorë, në vitin 2050 do të ketë 5.554.000 ose rreth 1.2 milionë banorë më pak. Nëse realizohen vlerësimet, do të ishte një rënie prej 18.2 përqind.

Bosnja dhe Hercegovina do të zvogëlohet nga 3.194.000 në 2.469.000 banorë, që është një rënie prej 22,7 përqind dhe Shqipëria nga 2.822.000 në 2.251.000 banorë, që është një rënie prej 20,2 përqind.

Maqedonia e Veriut në vend të 1.836.000 do të ketë 1.519.000 banorë, që është një rënie prej 17.3 përqind, ndërsa Mali i Zi në vend të 628.000 do të ketë 535.000 ose 14.8 përqind më pak.

Sipas vlerësimeve të OKB-së, Kosova do të ketë rënien më të vogël, nga 1.709.000 në 1.647.000, pra vetëm 3.6 përqind.

Ndryshe, deri në vitin 2084 popullsia e botës do të ketë rritje, ndërsa nga viti 2084 popullsia e botës do të tkurret në pak më pak se dhjetë miliardë njerëz. Kjo del nga parashikimi i ri i popullsisë së botës që Kombet e Bashkuara (OKB) e publikuan në korrik 2024 me rastin e Ditës Botërore të Popullsisë në Nju Jork.