Deri në fund të muajit do të jetë e hapur ekspozita për Nënën Terezë në Shkup

“Një prej nesh – Nënë Tereza” është ekspozitë e cila do të jetë e hapur deri më 31 mars në Muzeun e Luftës së Maqedonisë për Pavarësi në Shkup, transmeton Portalb.mk.

“Cikli prej 24 paneleve dokumentare portretizon rrugën e jetës së Nënë Terezës që nga lindja e saj në Shkup, fillimet e misionit në Irlandë, punën misionare në Indi, deri në shpalljen e saj të shenjtë”, sqarojnë nga Ministria e Kulturës.

Kjo ekspozitë që shfaqet në vende të ndryshme, është rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Muzeut të Luftës dhe Shtëpisë Përkujtimore të Nënë Terezës në Shkup.