Çmimi i arit për herë të parë tejkaloi pesë mijë dollarë për ons

Çmimi i arit për herë të parë ka tejkaluar 5.000 dollarë për ons (28,35 gramë), duke vazhduar rritjen historike, në të cilën vlera e tij u rrit me mbi 60% gjatë vitit 2025, rritja më e madhe brenda një viti që nga viti 1979, transmeton Portalb.mk.

Kjo erdhi pasi tensionet mes SHBA-së dhe Evropës rreth Grenlandës kanë kontribuar në rritjen e pasigurisë financiare dhe gjeopolitike.

Ari dhe metalet e tjera të çmuara konsiderohen si mjete të sigurta, të cilat investitorët i blejnë në periudha pasigurie.

Të premten, vlera e argjendit për herë të parë arriti 100 dollarë për ons, pasi vitin e kaluar ishte rritur për gati 150%.

Luftërat në Ukrainë dhe Gaza, si dhe ndërhyrja amerikane në Venezuelë, kanë kontribuar gjithashtu në rritjen e çmimit të arit.