Çmime të reja të derivateve të naftës në RMV, në fuqi do të hyjnë nga mesnata
Komisioni Rregullator i Energjetikës ka vendosur të rrisë çmimet me pakicë të derivateve të naftës me një mesatare prej 1.13 përqind krahasuar me vendimin e mëparshëm të 27 shkurtit 2026, transmeton Portalb.mk.
Sipas llogaritjeve të Komisionit, çmimet referuese në tregun botëror janë rritur me 2.977 përqind për benzinën, 0.464 përqind për dizelin, 0.370 përqind për vajin ekstra të lehtë, ndërsa rritja për mazurin është 3.965 përqind. Kursi i këmbimit të denarit kundrejt dollarit, gjatë periudhës së llogaritjes, është më i ulët me 0.1035 përqind.
Nga 3 marsi 2026, nga ora 00:01, çmimet maksimale do të jenë:
EUROSUPER BS-95 – 74.50 denarë për litër
EUROSUPER BS-98 – 76.50 denarë për litër
EURODIESEL BS (D-E V) – 71.00 denarë për litër
Vaj ekstra i lehtë për përdorim shtëpiak (EL-1) – 70.00 denarë për litër
Mazuti M-1 NS – 35.542 denarë për kilogram
Çmimet me pakicë të benzinave EUROSUPPER BS-95 dhe EUROSUPPER BS-98 rriten me një denar për litër. Çmimet e naftës dhe vajit ekstra të lehtë për përdorim shtëpiak mbeten të pandryshuara. Çmimi i mazutit M-1 NS rritet me 1.022 denarë për kilogram.