CIVIL: Rivotimi në shtatë vendvotimet për zgjedhjet parlamentare po zhvillohet pa probleme

Shtatë qendrat e votimit në vendin ku sot bëhet rivotimi për zgjedhjet parlamentare të vitit 2024 janë të hapura në kohë, dhe votimi po zhvillohet pa probleme, sipas vëzhguesve të CIVILIT që ndodhen në terren, transmeton Portalb.mk.

Rivotim bëhet në Njësinë e pestë zgjedhore në vendvotimet 1194 dhe 1202 në Krushevë, 1272 në Ohër, 1470 dhe 1470/1 në Dollneni dhe 1844 në Strugë, ndërsa në njësinë e gjashtë zgjedhore në vendvotimin 2101 në Zhelinë.

Qysh në ditët e para pas zgjedhjeve parlamentare, CIVILI ka regjistruar disa raste të kërcënimeve dhe presioneve në disa institucione, ndërsa në institucionet e nivelit lokal, shënohet një numër në rritje i presioneve dhe veprimeve që mund të kategorizohen si revanshizëm.

“Gjatë funksionimit të qeverisë teknike, raste të tilla evidentohen në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Mjedisi në këtë institucion shtetëror është i tillë që disa punonjës ndihen të pasigurt, përballen me masa kufizuese dhe kërcënime për largim nga puna dhe në disa raste me fyerje dhe kërcënime të drejtpërdrejta”, thonë nga CIVIL.

Këto gjetje tashmë janë pjesë e raportit gjithëpërfshirës nga monitorimi afatgjatë i CIVIL-it, i cili do të publikohet në qershor.