Ciceroni kulturor: Në Tetovë monodrama” Si të më kuptosh mua me autizëm” ndërsa në Shkup ”Ditët e Alfabetit”

Portalb.mk si gjithnjë, mundohet t’ua sjellë agjendën kulturore të ngjarjeve në Maqedoninë e Veriut përmes ”Ciceronit kulturor”. Fare lehtë, nëse nuk e gjeni ngjarjen tuaj të shënuar këtu, mund të na shkruani në rrjetet tona sociale ose në faqen tonë  dhe përfundimisht do ta vendosni ngjarjen tuaj aty ku duhet dhe ku më lehtë arrin te lexuesi.

 

TETOVË

17 nëntor, në orën 19.00

-Monodrama” Si të më kuptosh mua me autizëm”

Salla e Fakultetit të Arteve – UT

Hyrja falas

 

SHKUP

Teatri Shqiptar 

14.11. e martë, në orën 20.00 
Reprizë ”Mishi i egër”
Bileta 300 den
Për nxënësit dhe studentët 150 den.
”Ditët e Alfabetit” – ITSHKSH dhe Qeveria e Maqedonisë
 14 nëntor
Në sallën solemne të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, hapja e manifestimit, me pjesëmarrjen e kryetarëve të tri akademive të shkencave dhe arteve (e Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe Shqipërisë), promovohet botimi i veçantë “Ditët e Alfabetit” nr. 4 nga edicioni i kaluar.
15 nëntor
Në sallë e Ohrit në ndërtesën e Ministrisë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive në Shkup, do të prezantohet Instituti i Historisë “Ali Hadri” nga Prishtina, me temën kyçe “Arkeologjia, letërsia dhe shtetndërtimi – portret i akademik Edi Shukriut”.
16 nëntor
Në sallën W.Wilson do të prezantohet Akademia e Shkencave dhe Arteve e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me botimet e saja akademike shqip – maqedonisht – anglisht.
17 nëntor
Në Ministrinë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive do të prezantohet Instituti Albanologjik i Prishtinës, me temën “Institucionalizimi i studimeve shqiptare – 70 vjet të institutit albanologjik”.
18 nëntor
Në ITSHKSH do të përurohet libri “Zhvillimet kulturore – historike te shqiptarët në Maqedoni gjatë shekujve XIX – XX”, si botimi më i ri shkencor i ITSHKSH-së.
TIRANË

15-19 nëntor
Në Pallatin e Kongreseve

Panairi i 26-të i Librit. Nën moton “libri na bashkon të gjithëve”.