Ciceroni kulturor: Kinoteka e Maqedonisë do të shfaq brenda javës disa filma artistik

Portalb.mk si gjithnjë, mundohet t’ua sjellë agjendën kulturore të ngjarjeve në Maqedoninë e Veriut përmes ”Ciceronit kulturor”. Fare lehtë, nëse nuk e gjeni ngjarjen tuaj të shënuar këtu, mund të na shkruani në rrjetet tona sociale ose në faqen tonë dhe përfundimisht do ta vendosni ngjarjen tuaj aty ku duhet dhe ku më lehtë arrin te lexuesi.

Kinoteka e Maqedonisë së Veriut do të shfaq filmat;

26 Prill (E Premte) ora 20:00

LULËKUQET MBI MURE

(Црвените булки над ѕидовите / Red Poppies on the Wall)

Film artistik, Shqipëri

1976, 100 min, bardhë e zi, DCP

regjia: Dhimitër Anagnosti

skenari: Petraq Qafzezi, Dhimitër Anagnosti

rolet: Timo Flloko, Agim Qirjaqi, Kadri Roshi, Alfred Kote, Liza Laska, Anastas Kristofori, Luan Qerimi, Pavlina Mana

 

25 Prill (E Enjte) ora 20:00

UJI I MADH

(Големата вода / Тhe Great Water)

film artistik, Maqedoni / Republika Çeke / SHBA / Gjermani

2004, 93 min., kolor, DCP

regjia: Ivo Trajkov

skenari: Ivo Trajkov, Vlladimir Bllazhevski

rolet: Mitko Apostolovski, Meto Jovanovski, Verica Najdoska, Risto Gogovski, Sasho Kekenovski, Kujaça Nikolina, Maja Stankovska

 

27 Prill (E Shtunë) ora 20:00

400 GODITJE

(Les Quatre Cents Coups / 400 Удари)

film artistik, Francë

1959, 99 min., bardhë e zi, video HD

regjia: François Truffaut

skenari: François Truffaut, Marcel Moussy

rolet: Jean-Pierre Leo, Claire Maurier, Albert Remy, Guy Decomble, Georges Flaman, Patrick Off