Ciceroni kulturor: Java e Shën Nënë Terezës në Shkup

Portalb.mk si gjithnjë, mundohet t’ua sjellë agjendën kulturore të ngjarjeve në Maqedoninë e Veriut përmes ”Ciceronit kulturor”. Fare lehtë, nëse nuk e gjeni ngjarjen tuaj të shënuar këtu, mund të na shkruani në rrjetet tona sociale ose në faqen tonë  dhe përfundimisht do ta vendosni ngjarjen tuaj aty ku duhet dhe ku më lehtë arrin te lexuesi.

Në Shkup Shtëpia Muze e Nënë Terezës organizon Javën e Nënë Terezës që përfshin datën e lindjes 26 gushtin dhe datën e vdekjes 5 shtatorin. Kjo javë është simbolike kudo ku ka shqiptarë në vend, rajon dhe botë. Java e Shën Nënë Terezës shënon 113 vjetorin e lindjes dhe 26 vjetorin e vdekjes  së simbolit të humanizmit në botë.

Programi fillon prej sot më datë 25 gushte dhe mbaron më datë 5 shtator, rrjedha është siç vijon:

25 gusht– Ekspozitë në teknikën e mozaikut – Rektori i UNT Izet Zeqiri – në orën 11.00

26 gusht – Orë poetike – Shoqata ‘’Oeneum ‘’– në orën 13.00

29 gusht– Promovim i spotit dhe këngës kushtuar Gonxhe Bojaxhiut- Nënës Terezë-  në orën 11.00

30 gusht- Leximi i poezive kushtuar Nënë Terezës – Shoqata e Shkrimtarëve ABC Poetike – në orën 17.00

1 shtator – Film kushtuar Shën Terezës ‘’ Diçka bukur për Zotin’’- në orën 12.00

3 shtator– Promovim libri me përmbledhje poezish me tematikën e Nënë Terezës- Shoqata ‘’Shkupjania Nënë Tereza’’- në orën 12.00

5 shtator – Aksion për dhurimin e gjakut në bashkëpunim me Kryqin e Kuq –në orën 09.00