Çavkov do të qëndrojë në shtëpi deri më 21 nëntor, është zgjatur pezullimi i vuajtjes së dënimit për dhunuesit e Kuvendit të RMV-së

Nga dhjetëra personat e dënuar për dhunën në Kuvend më 27 prill 2017, të cilët në muajt korrik-gusht shfrytëzuan pushim 30-ditor për arsye shëndetësore, pesë prej tyre kërkuan pezullim gjyqësor të vuajtjes së dënimit. Tre prej tyre morën ndërprerje për një muaj, për një të dënuar vendimi është në përgatitje e sipër, ndërsa një kërkesë është refuzuar për shkak të dokumentacionit jo të plotë, raporton Radio Evropa e Lirë, duke iu referuar informacioneve të marra nga Gjykata Penale.

Sipas informacioneve që ndanë për REL Dejan Zdravkov, drejtor i burgut të Shtipit, me vendim të gjykatës iu është vazhduar pezullimi i vuajtjes së dënimit për Mitko Çavkovin (deri më 21 nëntor), Mitko Peshov (deri më 16 nëntor), Oliver Popovski (deri më 22 shtator) dhe Dushko Lazarov (deri më 25 shtator).

Drejtori i Drejtorisë për ekzekutimin e sanksioneve, Aleksandar Pandov, në fund të korrikut ka nënshkruar vendime për 30 ditë pezullim të dënimit për disa nga personat e dënuar më 27 prill, për shkak të trajtimit.

“Si u.d drejtor, e vetmja gjë që mund të bëj është nëse kërkesë nga ndonjë i burgosur që do të dorëzojë dokumentacionin se ka një problem akut shëndetësor, të firmosur nga një specialist, që duhet të kryejë një procedurë shëndetësore, nuk kam të drejtë ta refuzoj. Fakt është se disa, tani mos më kapni për fjale, për tre-katër-pesë, ndërkohë kryej detyrën kanë ardhur kërkesa të tilla dhe janë nënshkruar kërkesa të tilla”, tha Pandov.

Në pyetjen e një gazetari se a janë të gjitha miratimet për të dënuarit për 27 prill, Pandov tha:

“Ka një ose dy që nuk janë. Mirëpo, për mua është për t’u habitur që praktikë ishte që duhej të kontrollohej nga punonjësit e administratës dhe ata ma dërgojnë atë – a duhet të jetë pozitive apo negative. Nëse ka sëmundje akute që duhet trajtuar, raste të tilla janë refuzuar në të kaluarën. Unë nuk do ta bëj këtë”, tha ai.

Në lidhje me depërtimin në Kuvend ndodhen në burg 16 persona, të dënuar ligjërisht me 7 deri në 16 vjet burg për veprën penale “Kanosje terroriste e rendit kushtetues dhe e sigurisë”. Dënimin më të lartë prej 16 vitesh e ka marrë Mitko Çavkov, ish-drejtor i Byrosë për Siguri Publike (BSP), i cili atëherë kishte “komandën e artë” për protestat para Kuvendit.

Kur Pandov nënshkroi kërkesën për pezullim të përkohshëm të dënimeve me burg të të dënuarve e 27 prillit, reaguan nga LSDM-ja dhe opozita shqiptare.

Nga LSDM-ja thanë se konferenca për media e Pandovit, kishte të bënte me ngritjen e mjegullës mediatike, me të cilën ai donte të mbulonte lirimin e të dënuarve nga 27 prilli.

“Një akt skandaloz uzurpimi i institucionit. Në vetëm dy javë në drejtimin e Pandovit, nga burgu i Shtipit, 4 të dënuar për 27 prillin janë lëshuar në ndërprerje të mbajtjes së dënimit? Si u lirua Jane Çento, i dënuar për dhunën e 27 prillit me nënshkrimin e tij? Si u lirua Aleksandar Janevski Toshta, po ashtu i dënuar? Si u liruan nga burgu i Shtipit të dënuarit Oliver Popovski dhe Mitko Peshov? Si ka mundësi që me nënshkrimin e Pandovit dikush të ketë pushim në 30 ditë dënim? Këto janë pyetjet të cilave duhet të përgjigjet Pandovi”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Për këtë situatë reagoi edhe nga opozita shqiptare.

“Ndryshimi” solli lirinë për dhunuesit e 27 prillit Qeveria VMRO-vLEN çdo ditë po sjell ndryshime, në dëm të shqiptarëve, qytetarëve në përgjithësi dhe vetë shtetit. Drejrori i sanksioneve, i emëruar nga VMRO-DPMNE dhe mik i afërt i liderëve të koalicionit vLEN, ka pezulluar vuajtjen e dënimit për disa nga të dënuarit në ngjarjet e 27 prillit të vitit 2017, në mesin e tyre edhe Mitko Çavkov. Kjo ndodh në një kohë, kur zyrtarë të lartë qeveritarë vazhdimisht paralajmërojnë dhe po ekzekutojnë largimin e shqiptarëve nga administrata shtetërore, paralajmërojnë “ndryshime” në drejtësi përmes ndërhyrjes në Këshillin Gjyqësor, si dhe masa të tjera që cënojnë çdo të arritur të deritanishme për shqiptarët dhe qytetarët në përgjithësi. Ndërkohë partitë shqiptare që humbën zgjedhjet e fundit parlamentare vazhdojnë që në heshtje të japin amin për çdo veprim të padronëve të tyre”, shkruan Naim Bajrami nga Aleanca për Shqiptarët.

Kujtojmë se nga dhuna e 27 prillit në Kuvend, u lënduan mbi 100 persona në mesin e tyre edhe deputetë dhe gazetarë. Ndër deputetët më së shumti që kanë qenë të lënduar ka qenë Ziadin Sela i Aleancës për Shqiptarët, Zoran Zaev i LSDM-së, Oliver Spasovski dhe deputetë të tjerë të LSDM-së.