Bojmaxhalliev: Sot mbërrijnë 400 mijë formularë të ri për letërnjoftime

Sot mbërrijnë 400 mijë formularë të ri për letërnjoftime, informoi zëvendësministri shtesë i Punëve të Brendshme, Mitko Bojmaxhalliev, i cili së bashku me drejtorin e Byrosë për Siguri Publike, Sasho Tasevski vizituan hapësirat e rikonstruara të shërbimeve administrative në Departamentin e Punëve të Brendshme në Resnjë, transmeton Portalb.mk.

Siç thuhet në njoftimin e MPB-së, Bojmaxhalliev: Sot mbërrijnë 400 mijë formularë të ri për letërnjoftime theksoi se, është i informuar nga shërbimet administrative në MPB në nivel shtetëor se, megjithatë, nga ana e kabinetit të ministrit Pançe Toshkovski nuk është zgjidhur problemi me miratimin e dokumenteve personale.

“Numri i dokumenteve të pa miratuara është mbi 50,000 dhe gjatë ditës së sotme do të drejtojë letër për takim së bashku me udhëheqësinë e shërbimeve administrative dhe ministrin Toshkovski, të tejkalojmë këtë problem”, potencoi Bojmallxhiev.

Ministria e Punëve të Brendshme në fillim të muajit, miratoi vendim që banorët e Shkupt të mund t’i marrin letërnjoftimet e reja në stacionet policore sipas vendbanimit.

Po ashtu, banorët të Shkupit kanë mundësi të kontrollojnë statusin e letërnjoftimit, patentë shoferit dhe pasaportes përmes ueb-faqes së MPB-së. Kontrollimin mund ta bëni në këtë link.