BMW do të përdorë standardin e karikimit të Tesla për makinat elektrike

Përdoruesit e makinave elektrike BMW në Amerikën e Veriut do ta kenë më të lehtë të gjejnë stacione karikimi, raporton PCW. Kompania tha se do të adoptonte Standardin e Karikimit të Amerikës së Veriut për të gjitha makinat elektrike prodhuar për tregun Amerikan dhe Kandez.

Ndryshimi do të hyjë në fuqi nga fillimi i 2025. Lajmi vjen ndërsa BMW dhe Rolls-Royce ndërtuan një Sistem të Kombinuar Karikimit (CCS) për të fituar qasje në disa stacione specifike Tesla.

BMW ishte një prej prodhuesve të fundit të ngelur pa adoptimin e standardit NACS. Kompania ndjek kështu hapat e Ford, General Motors dhe Volvo.

Toyota, Volkskwagen dhe Honda ende nuk kanë zgjedhur ti bashkohen por dy të fundit kanë qenë në bisedime me Tesla për të bërë kalimin tek standardi në fjalë.

Në Korrik BMW së bashku me gjashtë prodhues makinash vendosën të ndërtonin një rrjet prej 30 mijë stacione karikimi.