Bislimoski: Nuk do të ketë orë shtesë në tarifën e lirë ditore të rrymës

Kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE), Marko Bislimoski, sot njoftoi se për momentin nuk do të vendoset orë shtesë për rrymë të lirë ditore. Ai tha se deri në fund të vitit nuk ka kushte për këtë ndryshim për shkak të kushteve të tregut, transmeton Portalb.mk.

“Deri në fund të vitit nuk ka kushte për të futur orë shtesë në tarifën e lirë ditore për shkak të kushteve të tregut. Nëse futet një orë më shumë, do të thotë heqja e tarifës së lirë nga ora 22:00 deri në orën 12:00. Duke qenë se ne kemi futur këtë tarifë të lirë dhe jemi i vetmi vend në rajon që kemi tarifë të lirë gjatë ditës, besoj se kur të kemi kushte më të relaksuara në tregje do të vendosim një ose dy orë shtesë gjatë ditës”, tha Beslimoski.

Nga analizat e Komisionit Rregullativ rezultoi se nga viti 2021 deri në vitin 2023 nuk ka pasur kushte për vendosjen e një mase të tillë dhe nga janari deri në shtator të këtij viti, çmimet më të ulëta të energjisë elektrike në bursa janë në periudhën prej orës 12:00 deri. 16:00, e cila mesatarisht kushton nën 50 euro për megavat/orë. Analiza të tilla, sipas tij, janë për shkak të ndikimit që ka ndodhur këtë vit me çmimet në rajon, pra me një rritje disproporcionale të çmimit të energjisë elektrike për shkak të faktorëve të jashtëm, siç është mbyllja e termocentralit bërthamor në Rumani dhe neglizhenca e objekteve të transmetimit ndërkufitar të energjisë elektrike.

Kujtojmë se sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, në gjysmëvjetorin e parë të vitit 2024, çmimi mesatar i energjisë elektrike për amvisëri në Republikën e Maqedonisë së Veriut është 6.625 denarë për KWh, që paraqet rënie për 9.1 % krahasuar megjysmëvjetorin e dytë të vitit 2023.