Bing AI bëhet i disponueshëm për të gjithë përdoruesit

Duke filluar nga dje shërbimi Bing AI i Microsoft është i hapur për të gjithë përdoruesit. Listat e pritjes tashmë nuk janë më, transmeton PcWorld.al.

I ngjashëm me ChatGPT, roboti bashkëbisedues i Bing funksionon duke marrë informacionin nga interneti. E gjitha që duhet të bëni është të shtroni një pyetje dhe të merrni një përgjigje në gjuhë natyrale njerëzore.

Bing AI fuqizohet nga GPT-4, një model gjuhësor i krijuar nga OpenAI. Për të aksesuar robotin, mjafton të nënshkruani në Bing e ri me kredencialet e Microsoft dhe të fitoni akses të menjëhershëm.

Bing Chat gjithashtu është përditësuar. Tashmë do të ofrojë përgjigje me imazhe dhe video, të ofrojë një historik bisedash, të bëjë rezervime me OpenTable, dhe të integrohet më mirë me Edge së bashku me mbështetjen për shtojcat.

Opsioni i ri më premtues është Actions ku përdoruesit mund ta përdorin në Edge dhe Bing. Me këtë opsion AI mund të kryejë detyra pa pasur nevojë të kërcejë mes dy sajteve.

Për shembull nëse e pyesni për rekomandimin e një restoranti, do të paraqesë orët e rezervimit dhe t’ju ndihmojë të rezervoni.