Belgjikës i anulohen dy gola, Sllovakia me fitore të madhe

Sllovakia e ka nisur me fitore të madhe paraqitjen në Kampionatin Evropian. Të hënën pasdite në Frankfurt, në kuadër të Grupit E, Sllovakia e mposhti favoriten e madhe, Belgjikën. Që në minutën e shtatë të ndeshjes, Ivan Schranz e shënoi golin e tri pikëve të mëdha të Sllovakisë, transmeton Koha.net.

Në pjesën e dytë belgët nuk kanë ndalur sulmet për të barazuar rezultatin. Në dy raste madje topin e dërguan në portë. Goli i Romelu Lukakut në minutën e 56-të u anulua nga VAR-i për pozitë jashtë loje.

Sulmuesi i fuqishëm, Lukaku, e shënoi gol edhe në minutën e 86-të. Por sërish ndërhyri VAR-i. Këtë herë Lukaku ishte në rregull, por lojtari që asistoi, Lois Openda kishte luajtur me dorë gjatë pranimit të topit. Dhe arbitri sërish e anuloi golin.

Belgët i kishin 15 raste gjithsej, ndërsa sllovakët dhjetë. Megjithatë goli i hershëm i Sllovakisë bëri dallimin.

Belgjikës i janë anuluar dy gola në ndeshjen ndaj Sllovakisë, të cilin po e humb 1:0.

Goli i parë i Romelu Lukakut u anulua për pozitë jashtë loje, ndërsa i dyti, i shënuar në minutat e fundit u anulua për lojë me dorë.