BE-ja vendosi sanksione ndaj Rusisë për shkak të vdekjes së Navalny

Dje, Bashkimi Evropian iu përgjigj vdekjes së liderit të opozitës ruse Alexei Navalny me sanksione të reja, raporton DPA duke cituar burime diplomatike.

Sanksionet u njoftuan më parë nga shefja e diplomacisë gjermane, Analena Berbock. Baza ligjore për masat është një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut.

Sipas raportit, ministrat e jashtëm të vendeve anëtare në një takim në Bruksel ranë dakord të vendosin sanksione kundër përfaqësuesve të sistemit rus të drejtësisë.

Burimet bëjnë me dije se bëhet fjalë për një numër dyshifror personash që nuk do të lejohen më të udhëtojnë drejt BE-së dhe as të punojnë dhe asetet dhe paratë e tyre do të ngrihen.

Navalny u dënua me një burg të gjatë në Rusi, por vdiq në një burg siberian në mes të shkurtit.

Nuk janë zbardhur ende rrethanat e vdekjes së tij. Sipas raportit zyrtar të autoriteteve ruse, disidenti 47-vjeçar është rrëzuar dhe ka ndërruar jetë pavarësisht tentativave për reanimim.

Gjermania dhe 26 anëtarët e tjerë të BE-së fajësojnë presidentin Vladimir Putin dhe qeverinë e tij për vdekjen e Navalnyt.

Muajin e kaluar, me rastin e përvjetorit të dytë të sulmit rus në Ukrainë, BE-ja tashmë miratoi sanksione kundër 106 personave dhe 88 institucioneve që mbështetën luftën.

Masat e gjera tregtare si ndalimet për blerjet e naftës ruse, qymyrit, çelikut, arit dhe mallrave luksoze, sanksionet kundër bankave dhe institucioneve financiare dhe eksportet e teknologjisë kanë qenë në fuqi prej disa kohësh.