BE do të hapë hetim për subvencionet kineze për makinat elektrike

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, paralajmëroi hetim për subvencionimin e automjeteve elektrike që vijnë nga Kina, njoftoi DPA.

Tregjet globale janë të stërmbushura me makina elektrike të lira kineze, tha von der Leyen, duke iu drejtuar ligjvënësve në Parlamentin Evropian në Strasburg në fjalimin vjetor të “Gjendjes së Unionit”.

Çmimi i tyre mbahet artificialisht i ulët nga “subvencionet e mëdha shtetërore”, tha ajo, duke çuar në një shtrembërim të tregut të BE-së.

BE nuk toleron shtrembërime të tregut as nga brenda as nga jashtë, tha von der Leyen.

“Evropa është e hapur ndaj konkurrencës, jo për garë”, tha ajo.

Në të njëjtën kohë, “është jetike të mbahen linja të hapura komunikimi dhe dialogu me Kinën,” shtoi Von Der Leyen