BE akuzoi platformën X të Elon Musk për lejimin e përhapjes së dezinformatave

Platforma X mund të përballet me një gjobë të madhe prej shumë milionë euro në një rast pionier sipas Aktit të ri të Shërbimeve Digjitale, një ligj për të goditur përmbajtjen dhe algoritmet toksike dhe të paligjshme në internet, transmeton Vërtetmatësi.

Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje Elon Musk që të përgjigjet sesi e ktheu rrjetin social X (ish Twitter) në një parajsë për dezinformata dhe përmbajtje të paligjshme.

Komisioni i BE-së ka akuzuar X për shkelje të ligjit të BE-së për mediat sociale. Platforma mund të përballet me një gjobë të madhe prej shumë milionë eurosh në një rast pionier sipas Aktit të ri të Shërbimeve Digjitale, një ligj për të goditur përmbajtjen dhe algoritmet toksike dhe të paligjshme në internet.

X ka qenë nën kritika në Bruksel që kur miliarderi mori drejtimin e kompanisë në vitin 2022. Rrjeti social u akuzua për lejimin e dezinformimit dhe gjuhës së paligjshme të urrejtjes, publikimin e funksioneve të gabuara të vërtetimit dhe bllokimin e kërkuesve të jashtëm nga mjetet dhe hulumtimet se si përhapet përmbajtja me qëllim të keq në platformë.

Komisioni Evropian mbikëqyr X dhe rreth dhjetra platforma më të mëdha online në botë, duke përfshirë Facebook, YouTube dhe të tjera. Hetimi i ekzekutivit të BE-së për kompaninë e Musk u hap në dhjetor 2023 dhe ishte hetimi i parë zyrtar.

Në gjetjet e tij paraprake, Komisioni deklaroi se të ashtuquajturat “butona blu” në platformën X i mashtruan përdoruesit të mendonin se disa përmbajtje ishin konfidenciale kur nuk ishte domosdoshmërisht kështu.

BE tha se politika e kontrollit (verifikimit) blu të X ishte një gënjeshtër dhe ishte abuzuar nga aktorë keqdashës. Verifikimet fillimisht u krijuan si një mënyrë për të verifikuar përdoruesit si zyrtarë qeveritarë, figura publike dhe gazetarë në një përpjekje për të frenuar dezinformimin, por Musk e ndryshoi atë politikë, duke i lejuar përdoruesit të blejnë profile që verifikohen.
X tani do të ketë të drejtën të mbrohet kundër akuzave dhe të propozojë masa për të lehtësuar shqetësimet e BE-së.

Komisioni tha se vazhdon të hetojë nëse X ka shkelur rregullat në lidhje me shpërndarjen e përmbajtjes së paligjshme dhe ka marrë masa të mjaftueshme për të kufizuar dezinformimin.

BE-ja deri më tani ka nisur hetime në kuadër të DSA-së për kompanitë duke përfshirë AliExpress, Facebook dhe Instagram të Meta-s dhe TikTok për probleme të supozuara si mbrojtja e pamjaftueshme e konsumatorit dhe algoritmet e varësisë.