Bastisje në Strumicë, u arrestuar një diler

Policia e Strumicës dje rreth mesditës në Strumicë e ka privuar nga liria L.Gj.(46) nga ky qytet, njofton Portalb.mk.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër gjyqësor, janë gjetur dhe konfiskuar materie pluhur me ngjyrë kafe, materie pluhuri me ngjyrë të zezë, marihuanë, materi pluhur me ngjyrë të bardhë dhe sende të tjera për të cilët ekziston dyshim se burojnë nga vepra kriminele

Siç informoi sot MPB-ja, personi është mbajtur në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të dorëzohet kallëzim përkatës.