Bastisje në qendër të Shkupit, është arrestuar një diler droge

Më datë 04.10.2023, zyrtarë policorë nga SPB Shkup, Njësiti për tregti ilegale, ia kanë hequr lirinë M.N.(58) nga Shkupi, transmeton Portalb.mk.

“Pas masave dhe aktiviteteve të marra paraprakisht dhe marrjes së një vendimi gjyqësor, është kryer kontrolli në një banesë dhe dy objekte shtesë në afërsi të M.N., në zonën e Qendrës, gjatë së cilës janë gjetur kokainë e gatshme për shitje në rrugë dhe tre peshore digjitale”, njoftuan nga MPB. 

Personi është arrestuar dhe ndaluar në stacion dhe pas dokumentimit të ngjarjes do të bëhet kallëzimi përkatës penal.