Avionët luftarakë të NATO-s e rrëzuan një dron mbi Letoni

Avionët luftarakë që operonin si pjesë e misionit të mbikëqyrjes ajrore baltike të NATO-s rrëzuan një dron që hyri në hapësirën ajrore letoneze më 14 gusht, raportoi Kyiev Iindependent, transmeton Portalb.mk.

“Droni i huaj hyri në hapësirën ajrore letoneze si rezultat i luftës elektromagnetike ruse”, tha ushtria letoneze në një deklaratë.

Droni u kap nga avionët luftarakë të NATO-s mbi rajonin Balvi në lindje të Letonisë.

“Ndërsa agresioni i Rusisë në Ukrainë vazhdon, është e mundur përsëritja e rasteve të dronëve të huaj që hyjnë ose afrohen në hapësirën ajrore letoneze”, shtoi deklarata.

Deklarata tha se droni hyri në Letoni si rezultat i luftës elektronike ruse, e cila po krijon tensione mes Ukrainës dhe disa prej aleatëve të saj më të fortë.

Më 3 maj, kryeministri finlandez Petteri Orpo bisedoi me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy pasi dy dronë të dyshuar ukrainas hynë përkohësisht në hapësirën ajrore finlandeze pranë kufirit ruso-finlandez gjatë një sulmi ukrainas me dron ndaj objektivave në rajonin e Leningradit.

Orpo i përshkroi këto incidente si “të papranueshme”, duke vënë në dukje se Finlanda “mbështet Ukrainën dhe kupton të drejtën e saj për t’u mbrojtur”.

Më 10 maj, ministri i Jashtëm ukrainas Andriy Sybikha akuzoi drejtpërdrejt Rusinë për devijim të qëllimshëm të dronëve drejt vendeve fqinje.

“Hetimet kanë vërtetuar se kjo është rezultat i luftës elektronike ruse që qëllimisht devijon dronët ukrainas nga objektivat e tyre në Rusi”, tha Sibikha në një deklaratë.