Autobusët e Tetovës nga sot do të lëvizin sipas orarit dimëror (Infografik)

Ndërmarrja e Transportit Publik në Tetovë ka njoftuar se nga nesër (2 shtator) autobusët do të qarkullojnë sipas orarit dimëror, raporton Portalb.mk.

Më poshtë mund të shihen oraret se si do të qarkullojnë autobusët.

Aktualisht janë katër linja të autobusëve që qarkullojnë. Linja 1 ( UEJL – Pallma Mall –UEJL), Linja 1/A (UEJL – Pallma Mall -UEJL ), Linja 2 ( UEJL – F. Xhepçisht – UEJL ) dhe Linja 3 ( Reçicë e Madhe – Pallma Mall – Reçicë e Madhe).

Ndërmarrja Publike “Tetova Transport”- Tetovë është e themeluar me vendim të Këshillit të Komunës së Tetovës me 30.09.2019. Ndërmarrja funksionon që nga viti 2021 me disa ndërprerje. Transporti Publik prej 30 majit 2022 u riaktivizua dhe funksionon pa ndërprerje deri më tani.

Ndërmarrja e transportit publik në Tetovë ka pesë autobusë të cilët janë blerë me kredi prej 1.2 milion eurove nga Banka Botërore, të cilën e ka marrë Komuna e Tetovës, e cila do të paguhet për 13 vite, me normë interesi prej 3%.