Arkin Jahiji i AKI-së shpalli fitore në rrethin e parë të zgjedhjeve në Bervenicë, Jakup Huseini i VLEN-it afër tij ia uroi fitoren
Arkin Jahiji i kandidati i AKI-së sapo shpalli fitore në rrethin e parë të zgjedhjeve në Bervenicë, njofton Portalb.mk. Afër tij qëndroi kundërkandidati i tij nga VLEN-i, Jakup Huseini duke ia uruar fitoren.
“Në një garë demokratike, në rezultatet preliminare jemi fitues për 600 vota. Vazhdojmë në rrethin e dytë. Festa do të jetë me një nëntor kur do të fitojmë në rrethin e dytë”, tha Jahiji.
Ai tha se kundërkandidati i tij nga VLEN-i, Jakup Huseini e ka zhvilluar fushatën me korrektësi.
“Ishte garë korrekte, e falënderoj kundërkandidatin i cili ka zhvilluar fushatë korrekte, ” tha ai duke theksuar se fushata ka qenë sipas standardit evropian.
Huseini duke ia uruar fitoren Jahijit tha se këtë garë e ka parë në aspektin sportiv, këtë radhë Arkini na mundi. I uroj suksese edhe në pjesën e dytë të garës, bashkërisht deri te fitorja” tha Huseini.
LEXO MË SHUMË NË:
Zgjedhje të jashtëzakonshme në Komunën e Bërvenicës, gjithçka që ndodh (LIVE)