Aplikimi mbaron nesër për 1093 shtretërit e paraparë për studentët e vitit të parë në konviktet e Maqedonisë së Veriut

Ministria për Arsim dhe Shkencë ka paralajmëruar që Konkursi për sigurimin e shtretërve në konviktet e Maqedonisë së Veriut, do të jetë i hapur prej 1 shatorit, transmeton Portalb.mk.

“Afati për aplikim të studentëve të vitit të I fillon prej 01.09.2023 dhe zgjat deri më 11.09.2023. Nëse pas publikimit të listave përfundimtare me studentët e  pranuar në konvikte, nëse mbeten vende të paplotësuara për akomodim në ndonjë konvikt, aplikimi do të vazhdojë deri në plotësimin e të njëjtave, por më së voni deri më  30.11.2023”, sqarojnë nga Ministria.

Deri më 31 korrik ka qenë i hapur Konkursi për studentët që tashmë gjenden në studime, për të cilët janë paraparë 3385 shtretër.

Konkursi vlen për studentët e institucioneve publike dhe private, ndërsa aplikimi bëhet në formë onlajn në adresën http://e-uslugi.mon.gov.mk.

Të drejtë pranimi  kanë studentët e rregullt shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe shkollohen jashtë vendit ku jetojnë”, sqaroi Ministria, duke shpalosur edhe kushtet tjera të Konkursit.