Anell Fidoski u zgjodh shef i Prokurorisë Themelore Publike në Shkup, Besir Aliu në Tetovë

Pas votimit në Këshilli i Prokurorëve, me mbështetjen e shtatë anëtarëve, dy votave “kundër” dhe dy “të rezervuar”, Anell Fidoski u zgjodh për drejtor të Prokurorisë Themelore Publike Shkup, transmeton Portalb.mk.

Ai ishte një nga pesë kandidatët për këtë funksion, i cili konsiderohet ndër më kryesorët në sistemin e Prokurorisë Publike, duke marrë parasysh se Prokuroria e Shkupit është më e madhja në vend.

Kreu i mëparshëm i prokurorisë së Shkupit, Gavril Bubevski, mori pesë vota “për”, që nuk mjaftuan për të siguruar një mandat të ri.

As kandidatët e tjerë, Tanja Trajçevska, Dejan Petreski dhe Spasenka Andonova nuk morën mbështetje të mjaftueshme për tu zgjedhur.

Në ndërkohë, Këshilli i Prokurorëve Publik në seancën e sotme, me 10 vota “për”, e rizgjodhi Besir Aliun për shef të Prokurorisë Themelore në Tetovë