Andi Ismaili nga Maqedonia e Veriut për herë të pestë kampion botëror në vallëzim (VIDEO)
Andi Ismaili nga Gostivari, vetëm 16 vjeçar dhe është shpallur kampion bote për herë te pestë në vallëzim modern, transmeton Portalb.mk.
Ismaili nga viti 2018 mban titullin e kampionit në garat botërore, ndërsa në vitin 2018 mori vendin e pestë.
Në episodin e shtatëmbëdhjetë të OpenMic në Portalb.mk mysafir në muajin tetor ishte kampioni Andi Ismaili.
“Unë vij prej një fshati, prej një qyteti të vogël në Maqedoni, edhe në ato gara botërore për herë të parë ta marr vendin e pestë, u gëzova shumë, nuk më lënë aq shumë përshtypje vendet sa më la përshtypje në 2018 mënyra se si njerëzit u ndjenë gjatë performacës time, komentet, fjalët e mira dhe të tjerë, dhe pastaj në 2019 me më shumë punë e fitova vendin e parë dhe prej 2019 e kam mbajtur atë titull që ndjehem shumë krenar”, kishte deklaruar Ismaili.