ANALIZË: Si do të mbushen dhe zbrazen “arkat” e fondeve shtetërore për sigurim shëndetësor dhe pensional, buxhete të rritura

Dy fondet shtetërore, për sigurim shëndetësor dhe ai pensional, do të kenë buxhete më të mëdha në vitin 2024 krahasuar me këtë vit. Qeveria projekton një rritje të kontributeve në arkat e fondeve në FSPI dhe FSSH, por do të rriten edhe shpenzimet – për pensione, për përfitime sociale, shkruan analiza ekonomike e Portalb.mk.

Fondi për Sigurim Pensional – FSP

Buxheti i Fondit për Sigurim Pensional rritet për 130,000,000 euro fantastike në vitin 2024. Sipas parashikimeve të reja, vitin e ardhshëm ky fond shtetëror do të mund të shpenzojë 1.765.309.000 euro.anën e të ardhurave pritet një rritje e të ardhurave tatimore, me një rritje më të ndjeshme të kontributeve për sigurim social. Por, rriten edhe të hyrat nga transferimet dhe donacionet, kështu që vitin e ardhshëm sipas këtyre dy bazave priten 598.200.000 euro, që është për madje 44.700.000 më shumë se sivjet. Vetëm nga buxheti themelor vitin e ardhshëm në llogarinë e FSPIM-së do të derdhen 569.805.200 euro, që është për madje 62,3 milionë euro më shumë se sivjet. Në anën e shpenzimeve, për pagesën e përfitimeve sociale ku dominojnë pensionet, vitin e ardhshëm do të shpenzohen 1.756.640.000 euro, që është për madje 187.622.000 euro më shumë se sivjet. Në vitin 2024, numri i të punësuarve në FSPI pritet të mbetet i njëjtë me këtë vit – 523, ndërsa rroga mesatare mujore bruto pritet të rritet në 846 euro. Shuma totale për rroga, kompensime dhe kontribute për administratën do të rritet për 5.309.000 euro.

Pensionet…

Për pagesën e pensioneve vitin e ardhshëm nga buxheti qendror janë planifikuar 1.357.700.000, që është për 7,6% më shumë se buxheti aktual i ribalancuar.

“Për pagesën e pensioneve janë planifikuar 83,6 miliardë denarë (1,3 miliardë euro), sipas metodologjisë së përcaktuar për llogaritjen e pensioneve, sipas së cilës harmonizimi i pensioneve bëhet sipas lëvizjes së indeksit të kostove të jetesës në shumën prej 50% dhe rritjes së rrogës mesatare të paguar për të gjithë të punësuarit në masën prej 50%, me qëllim që të mundësojë një standard të mirë jetese për pensionistët” – thuhet në propozimin e buxhetit për vitin 2024.

Vitin e ardhshëm, FSPIM-ja pret 31.500 pensionistë të rinj dhe numri total i pensionistëve të arrijë në 333.170.

Transferimet nga buxheti qendror i Maqedonisë së Veriut. Infografik nga Portalb.mk
Transferimet nga buxheti qendror i Maqedonisë së Veriut. Infografik nga Portalb.mk

Fondi për Sigurim Shëndetësor…

Vitin e ardhshëm Fondi për Shëndetësi do të ketë një buxhet prej 753.019.500 euro, që është për 46,6 milionë euro më shumë se sivjet. Në anën e të ardhurave FSSH-ja pret një shumë më të madhe nga arkëtimi i kontributeve sociale, shuma e së cilës parashikohet të jetë 682.614.000 euro. Rënie ka në shumën e transferimeve dhe donacioneve, të cilat në vitin 2024 do të arrijnë në 61.100.000 euro. Në anën e shpenzimeve për FSSH-në janë planifikuar 7.515.422 euro për pagesën e rrogave dhe kompensimeve, që është për 1,265,000 euro më shumë se sivjet. Numri i të punësuarve në FSSH vitin e ardhshëm pritet të mbetet në të njëjtin nivel me këtë vit – 786, ndërsa rroga mesatare bruto do të rritet në 797 euro. Nga buxheti për vitin 2024 për sigurim shëndetësor të qytetarëve janë planifikuar 741.883.120 euro, por në këtë shumë përfshihen edhe obligimet ndaj institucioneve publike shëndetësore, si dhe rritja e rrogave në shëndetësi.

“Mbrojtja shëndetësore është planifikuar në nivelin prej rreth 45,7 miliardë denarësh, mjete që do të realizohen përmes Fondit për Sigurim Shëndetësor. Pjesa më e madhe e mjeteve të planifikuara janë të dedikuara për financimin e shërbimeve shëndetësore, pagesën e detyrimeve të institucioneve publike shëndetësore, si dhe për sigurimin e mjeteve për rritjen e rrogave për të gjithë punonjësit e shëndetësisë publike në përputhje me Marrëveshjen e përgjithshme kolektive” – thuhet në propozim- buxhet.

Rrogat dhe kompensimet për të punësuarit në FSPI dhe FSSH të RMV-së. Infografik nga Portalb.mk
Rrogat dhe kompensimet për të punësuarit në FSPI dhe FSSH të RMV-së. Infografik nga Portalb.mk

Vetëm për pagesën e përfitimeve sociale nga FSSH-ja janë planifikuar 83.400.000 euro. Rritje ka edhe te shpenzimet për “shërbimet kontraktuale”, për të cilat për vitin e ardhshëm janë planifikuar 660.054.000 euro.  Vitin e ardhshëm është planifikuar një transferim prej 121.104.000 euro nga buxheti qendror në llogarinë e FSSH-së, që është për 10.100.000 më shumë se sivjet.

Sipas parashikimeve për vitin 2024, në raport me buxhetin aktual të ribalancuar, Qeveria pret që të hyrat nga sigurimet shëndetësore dhe pensionale të rriten për 11,1%.