ANALIZË: Mbledhja e tatimeve dhe shpenzimet për rroga dhe shërbime komunale në vitin 2023: Struga, Tetova, Çairi dhe Shkupi (2)

“Shërbimet kontraktuale” në vlerë prej qindra mijëra eurosh, rrogat dhe kontributet janë zëri dominues shpenzues në buxhetet e autoriteteve lokale. Në vazhdimin e dytë të “Analizës” i shqyrtojmë të dhënat për të hyrat dhe shpenzimet e komunave të Strugës, Tetovës, Çairit dhe Qytetit të Shkupit, shkruan analiza javore ekonomike e Portalb.mk.

Të ardhurat dhe shpenzimet e komunave…

Mbledhje më e lartë se e planifikuar në bazë të tatimit mbi të ardhurat dhe tatimit në fitim, më e ulët nga tatimi në pronë. Vitin e kaluar, Komuna e Strugës, në bazë të njërit nga tatimet kryesore – tatimit në pronë, ka arkëtuar 1,4 milionë euro, që përfaqëson 91,9% në krahasim me planin. Pas transferimeve shtetërore, zëri më i lartë i të ardhurave është “tatimet për shërbime specifike” në vlerë pre gati 2,3 milionë euro. Vitin e kaluar, kjo komunë ka shpenzuar 12,2 milionë euro për rroga dhe kontribute.  Një shumë më e madhe prej 1.9 milionë euro në është harxhuar për “objekte të tjera ndërtimore”, ndërsa për shërbime komunale 1,2 milionë euro. Në bazë të “shërbimeve kontraktuale” janë paguar 666.500 euro. Të ardhurat dhe shpenzimet në arkën e komunës së Strugës vitin e kaluar kanë qenë gati 19,2 milionë euro.

Të ardhurat dhe shpenzimet e komunave...
Të ardhurat dhe shpenzimet e komunave

Të ardhurat dhe shpenzimet totale të njërit prej pushteteve më të mëdha lokale, Komunës së Tetovës, në vitin 2023 arritën në rreth 27,5 milionë euro. Në anën e të ardhurave, pas transferimeve shtetërore, zëri më i lartë është “tatimi në pronë” në vlerën gati 2,1 milionë euro, që përfaqëson një realizim prej 90,9% në raport me parashikimin vjetor. Në bazë të “tatimit për shërbime specifike” janë mbledhur 1,5 milionë euro. Për pagesën e rrogave dhe kontributeve në vitin 2023 janë shpenzuar 19,1 milionë euro, për shërbime kontraktuale 2,6 milionë euro, ndërsa një nga zërat me kosto më të lartë në vlerë prej gati 1,4 milionë euro janë shërbimet komunale, ngrohja, komunikimet, transporti. Vitin e kaluar kjo komunë ka shpenzuar gati 490 000 euro për “punësime të përkohshme”.

Shpenzimet në bazë të rrogave dhe kontributeve
Shpenzimet në bazë të rrogave dhe kontributeve

Komuna e Çairit në vitin 2023 nga tatimi në të ardhura dhe tatimi në fitim ka mbledhur më shumë se sa që kishte planifikuar në nivel vjetor, ndërsa në mbledhjen e tatimit në pronë ka dështim – një shumë prej gati 12 milionë euro, që paraqet realizim prej 97,3%.  Zëri më i lartë i të ardhurave është “transferimet nga nivelet e tjera të pushtetit”, ndërsa një shumë më e madhe prej 909.100 euro është arkëtuar nga mbledhja e “tatimeve për shërbime specifike”. Në anën e shpenzimeve, kjo komunë e Shkupit vitin e kaluar ka shpenzuar 9,5 milionë euro vetëm për pagesën e rrogave dhe kontributeve. Në buxhetin e vitit të kaluar zërat me kosto më të lartë ishin për shërbimet komunale në vlerë prej 1.3 milionë euro dhe për shërbimet kontraktuale në vlerën prej 981 000 euro. Komuna e Çairit në vitin 2023 kishte të hyra totale prej 14,8 milionë euro, ndërsa shpenzimet totale ishin 14,7 milionë euro.

“Arka” e buxhetit të Qytetit të Shkupit…

Të ardhurat buxhetore të Qytetit të Shkupit vitin e kaluar ishin 92,3 milionë euro dhe në krahasim me planin paraqet realizim prej 74,9%. Më pak të ardhura për 80,6% krahasuar me planin janë siguruar nga tatimi në pronë, në vlerë prej 15,7 milionë euro, nga mbledhja e “tatimeve për shërbime specifike” janë arkëtuar gati 27,8 milionë euro, që paraqet një realizim prej 76,3% ndërkohë që ka një tejkalim në krahasim me planin në mbledhjen e tatimit mbi të ardhurat dhe tatimit në fitim.

Buxheti i Qytetit të Shkupit 2023
Buxheti i Qytetit të Shkupit 2023

Shpenzimet buxhetore të Qytetit të Shkupit në vitin 2023 arritën në 92,2 milionë euro ose një realizim prej 74,8% në krahasim me planin. Vitin e kaluar, Qyteti i Shkupit ka shpenzuar 29,7 milionë euro për rroga dhe kontribute. Zërat me kosto më të larta në buxhetin e qytetit ishin “subvencionet për ndërmarrjet publike” për të cilat janë paguar gati 12,8 milionë euro, për “riparime dhe mirëmbajtje aktuale” janë shpenzuar 8,4 milionë euro, ndërsa për “shërbime kontraktuale” janë paguar 7,2 milionë euro.

Analiza financiare e punës së vetëqeverisjeve lokale në vend tregon se komunat edhe më tej më së shumti mbështeten te “transferimet nga nivelet e tjera të pushtetit”, ndërsa kostot më të larta janë për rrogat, kontributet, shërbimet komunale, shërbimet kontraktuale.