AMD lançoi çipet më të fundit për kompjuterët AI

Firma Amerikane e dizajnit të çipeve AMD ditën e Marte prezantoi procesorët e rinj të cilët do të fuqizojnë kompjuterët AI ndërsa përpiqet të fitojë lidershipin në garën e kompjuterëve AI përballë rivalëve si Nvidia dhe Intel, raporton PCW.

AI PC janë kompjuterët personalë të pajisur me procesorët të cilët mund të kryejnë detyre AI siç është përkthimi në kohë reale dhe përmbledhja.

Duke ju referuar atyre si çipet më të fuqishme për kompjuterët e biznesit, AMD tha se modelet Ryzen Pro 8040 për laptopët dhe Ryzen Pro 8000 për desktopët janë ndërtuar mbi arkitekturën 4-nanometër.

Këta procesorë do të fuqizojnë modelet kompjuterësh nga brendet si HP dhe Lenovo në tre mujorin e dytë të 2024 tha AMD. Do të konkurrojnë me çipet e Nvidia dhe Intel.

Njëlloj si Nvidia, AMD nuk prodhon çipet e saj. Përkundrazi prodhimi kryhet nga një palë e tretë e cila operon fabrika çipesh siç është kompania Tajvaneze TSMC.

Aktualisht ky i fundit prodhon çipe 3-nanometë dhe planifikon të fillojë prodhimin në masë të çipeve 2-nanometër në 2025. Zakonisht sa më e vogël të jetë procesi prodhues, aq më e madhe fuqia dhe efikasiteti.

Në Janar AMD lançoi çipet e gjeneratës së re Ryzen 8000G për desktopët të cilët sjellin më shumë fuqi jo vetëm në gaming por edhe krijim përmbajtjesh. Seritë 8000G janë ndërtuar mbi procesin 4-nanometër.

Firma analitike Gartner parashikon se kompjuterët AI do të zënë 22 përqind të të gjitha shitjeve në 2024. Sipas firmës kërkimore deri në fund të vitit, 54.5 milionë njësi AI PC do të shiten.