Ambasadorja serbe Irena Saraç është sulmuar fizikisht në Madrid

Ditën e djeshme në qendër të Madridit, një i ri ka sulmuar fizikisht ambasadoren e Serbisë në Spanjë, Irena Saraç, në rrugën ku ajo jeton, duke e lënduar në shpinë. Shefi i diplomacisë serbe, Marko Gjuriq, e dënoi ashpër incidentin dhe kërkoi nga autoritetet hetim dhe përgjegjësi për këtë, siç tha ai, incident të pacipë dhe akt dhune, transmeton Portalb.mk.

Sipas dëshmisë së të pranishmëve, ambasadores Saraç, e cila po fliste në telefon në gjuhën serbe, I është afruar nga një i ri dhe e ka pyetur nëse është nga Serbia, pas së cilës ai e ka shkelmuar pas shpine dhe ka ikur. Më pas, disa dëshmitarë u përpoqën të kapnin sulmuesin, por nuk paten sukses.

Sulmi është raportuar në polici, e cila ka mbërritur në vendngjarje dhe ka kryer hetimet. Ambasadorja Saraç është në gjendje të mirë, raporton “N1”.