Alarm i rrejshëm për bombë në Aeroportin e Shkupit
Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se ka pasur alarm të rrejshëm për bombë në aeroportin e Shkupit. Nga MPB konfirmojnë se janë kryer kontrollet e nevojshme dhe aeroporti funksionon sërish në mënyrë normale, transmeton Portalb.mk.
“Sot (16.08.2025) në orën 02:41, në numrin telefonik 112 është marrë një alarm për vendosjen e një bombe në një avion që nga “Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit” duhej të nisej drejt Turqisë. Menjëherë pas marrjes së alarmit, janë ndërmarrë aktivitetet përkatëse dhe janë kryer kontrollet e nevojshme nga njësia antiterroriste pranë MPB-së, me ç’rast është konstatuar se alarmi ishte i rremë, pra se nuk ka asnjë mjet shpërthyes. Rreth orës 06:00 aeroporti rifilloi punën e rregullt”, thuhet në njoftimin e MPB-së.