Aksion policor kundër të dyshuarve për krime të rënda në Maqedoninë e Veriut
Që nga pasditja e sotme, nën udhëheqjen e një prokurori publik nga Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë, hetuesit e Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë, me ndihmën e punonjësve të policisë nga Ministria e Punëve të Brendshme, kanë kryer kërkime në disa lokacione, raporton 24.mk, përcjell Portalb.mk.
Në aksionin policor janë siguruar persona të dyshuar për mashtrim tatimor dhe shmangie tatimore në shkallë të gjerë.
Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka bërë të ditura disa detaje nga aksioni që po zhvillohen nga pasdita e sotme në Shkup dhe në qytete tjera.
Që nga pasditja, nën udhëheqjen e një prokurori publik nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, si dhe hetues nga kjo prokurori, me asistencën e zyrtarëve policorë të MPB-së, po kryejnë bastisje në disa lokacione në gjithë vendin dhe po sigurojnë persona të dyshuar për bashkim kriminal, pastrim parash, mashtrim tatimor dhe shmangie tatimore në përmasa të mëdha.
Kush është arrestuar deri më tani?
Sipas burimeve të medias në fjalë, është arrestuar drejtuesja e DAP-it nga ZNAM, një pronar i pompave të karburantit, një ish-deputete nga LSDM, bashkëshorte e një mjeku të njohur dhe të tjerë.
Aksionet po vazhdojnë ende, ndërsa një pjesë e madhe e të ndaluarve tashmë ndodhen në stacionin policor “Prolet”.