Aksident trafiku në rrugën Gostivar–Strazhë, komunikacioni është ndërprerë

Komunikacioni në rrugën Gostivar – Strazhë është ndërprerë për shkak të një aksidenti trafiku, transmeton Portalb.mk.

Siç informojnë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë, aksidenti i trafikut ka ndodhur para OH Imperial.

Qarkullimi në këtë rrugë është ndërprerë nga ora 12:30.