Aksident në rrugën Kërçovë-Ohër, këmbësori që u godit me vetur ndërroi jetë në vendngjarje

Me datë 14.10.2023 rreth orës 19.00 në Stacionin Policor Kërçovë është raportuar se në magjistralen Kërçovë-Ohër në fshatin Goricë, vetura “Mercedes” me targa të Kërçovës i drejtuar nga M.M.(36) nga fashi Drugovë i Kërçovës, ka goditur këmbësorin R.D.(61) nga fshati Mogorcë, Dibër, transmeton Portalb.mk.

Nga plagët e marra, R.D. ka ndërruar jetë në vend, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku nga Qendra Mjekësore Kërçovë.

Në vendin e ngjarjes kanë bërë këqyrje ekipi i Stacionit Policor Kërçovë dhe prokurori publik, me urdhër të të cilit trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion.