Agjencia e të Dhënave Personale shqiptoi mbi 20.000 euro gjoba tri firma për kredi të shpejta dhe për një shoqëri hotelierie

Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, njofton se ka ka shqiptuar tri gjoba në vlerë të përgjithshme prej 653.160,78 denarë (mbi 10.600 euro) Shoqërisë financiare për kredi të shpejta dhe tri gjoba në shumë prej 55.347 denarë (rreth 900 euro) personit përgjegjës në Shoqërinë financiare për kundërvajtje të kryer sipas nenit 111 paragrafi ( 1) pika 2 dhe neni 111 paragrafi (2), dhe në lidhje me nenin 111 paragrafi (1) pika 2 të Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale.

“Agjencia ka iniciuar tre supervizione  të jashtëzakonshme pas kërkesave të parashtruara nga tre persona fizik në përputhje me nenin 97 të Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale. Në tre rastet personat fizik kanë vërtetuar se shoqëria financiare (kontrolluesi) ka aprovuar kredi online në vlerë prej 90.000 denarë (rreth 1.500 euro), personave të tjerë fizikë të cilët kanë përdorur të dhënat e tyre personale duke përdorur numra telefoni që nuk ishin të tyre dhe pa përcaktuar identitetin e tyre gjatë dorëzimit të kërkesave për kredi. Shoqëria financiare (kontrolluesi) në kundërshtim me nenin 10 paragrafi (1) paragrafi 1 të Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale pa sigurimin e pëlqimit të  dhënë më parë për përpunimin e të dhënave personale gjatë  aplikimit për kredi ka përpunuar të dhënat personale për tre persona fizik (subjekte të të  dhënave personale), me ç ‘rast nuk ka demonstruar (dëshmuar) se subjektet e të dhënave personale kanë dhënë pëlqim për përpunimin e të dhënave të tyre personale”, njoftojnë nga Agjencia.

Ata shtojnë se gjobë i kanë shqituar edhe një shoqërie për hotelieri, turizëm dhe tregti për mbajtjen e letërnjoftimeve të klientëve dhe pengim të kryerjes së supervizionit të jashtëzakonshëm

“Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka shqiptuar gjobë në shumë prej 380.109,72 denarë (mbi 6.170 euro) për kundërvajtje të kryer kontrolluesit (shoqërisë për hotelieri, turizëm dhe tregti) dhe gjobë në shumë prej 21.522 denarë (350 euro) personit përgjegjës në personin juridik tek kontrolluesi për kundërvajtjen e kryer në bazë të nenit 111 paragrafi (1) pika 2 dhe nenit 111 paragrafi (2), dhe në lidhje me nenin 111 paragrafi (1) pika 2 të Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale. Shoqëria për hotelieri, turizëm dhe tregti (Kontrolluesi ) në kundërshtim me nenin 9 paragrafi (1) paragrafët 1, 2 dhe 3 dhe nenit 10 të Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale, ndërsa në lidhje me dispozitat e nenit 9 paragrafët (2) dhe ( 3) ) të  Ligjit për letërnjoftim dhe dispozitat  për  veprimtari të hotelerisë kanë mbajtur dhe ruajtur letërnjoftimet e klientëve (subjekteve  të të dhënave personale) dhe pas regjistrimit të tyre në librin e klientëve  deri në largimin e tyre”, thonë nga Agjencia.

Ata shtojnë se Agjencia ka kryer supervizion të jashtëzakonshëm pas parashtrimit të kërkesës nga personi fizik në përputhje me nenin 97 të Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale.

“Në kërkesë, personi fizik ka deklaruar se kontrolluesi (shoqëria hotelerisë, turizmit dhe tregtisë) ka mbajtur letërnjoftimin e tij  dhe kushti i vetëm për t’ia kthyer ka qenë pagesa totale e shumës së qëndrimit. Kontrolluesit të njëjtë (Shoqërisë për hotelieri, turizëm dhe tregti) ju është shqiptuar gjobë prej 190.055 denarë (mbi 3.000 euro), për kundërvajtje të kryer dhe gjobë në shumë prej 18.447 denarë (300 euro) personit përgjegjës në personin juridik te Kontrolluesi për kundërvajtje të kryer në pajtim me nenin 110 paragrafi (1) pika 20 dhe nenin 110 paragrafi (2), dhe në lidhje me nenin 110 paragrafi (1) pika 20 të Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale. Kontrolluesi nuk ka mundësuar kryerje të supervizionit të jashtëzakonshëm në sistemin e video-mbikëqyrjes në pjesën e audio incizimit në bazë të dispozitave të nenit 106 të Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale”, shtojnë nga Agjencia.

Gjatë fundjavës, Portalb.mk e publikoi analizën ku shpejguam se të dhënat nga letërnjoftimi përbëjnë të dhëna personale të cilat në mënyrë rigoroze duhet të ruhen, pasi që në të kundërtën mund të keqpërdoren për qëllime të ndryshme. Ekspertët rekomandojnë që këto të dhëna të mos shpërndahen në internet dhe të mos u jepen letërnjoftimet personave të panjohur, ose personave që nuk janë të autorizuar për ta evidentuar ose fotokopjuar. Nëse ndonjë qytetar ka rënë pre e keqpërdoruesve, menjëherë duhet t’i lajmërojë institucionet kompetente për ta parandaluar përshkallëzimin e dëmit. Gjatë këtij viti, 4 persona nga Maqedonia e Veriut kanë njoftuar se u janë keqpërdorur të dhënat e letërnjoftimit për kredi të shpejta.

Analizën e plotë mund ta lexoni: Kujdes kujt dhe ku e jepni letërnjoftimin: mund t’ua keqpërdorin identitetin, madje të marrin kredi në emër tuaj