Ageler: Është e rëndësishme që votuesit ta shohin planin e Mickoskit për integrimet evropiane të vendit

Ju lutemi, sileni vendimin e duhur për lëvizje të këtij vendi drejt aspiratave të saj evropiane. edhe Mickoski do t’ju konfirmojë se e kisha të njëjtën bisedë me të, Ky është mesazhi nga ambasadorja amerikane në Shkup Anxhela Ageler duke e komentuar procesin parazgjedhor, si dhe punën e qeverisë teknike, njofton Portalb.mk.

“Do të vazhdojmë të punojmë në atë, ndërsa se çfarë efekti do të ketë ajo, sa do të zzgjasë qeveria teknike është diçka për të cilën nuk do të doja të spekuloj. Shpresoj se për njerëzit e këtij shteti dhe për të mirën e këtij vendi, se pas 9 majit do të ketë zgjidhje të qartë, pushteti dhe struktura qeveritare e vendit të mund të vazhdojnë përpara. Por, nuk mund të spekuloj se çfarë në fakt do të ndodhë”, tha Agelerintervistë për Tv24.

Në pytjen se nëse do të kërkojë nga Mickoski ta shohë planin për marrëdhëniet me Bullgarinë të cilin, siç thonë nga VMRO-DPMNE-ja, do ta ekspozojnë në programin parazjedhor Ageler thotë se nëse ai dëshiron ta ndajë me të, ajo me kënaqësi do të dëshironte ta shohë, por konsideron se është shumë më e rëndësishme për votuesit dhe për qytetarët e këtij shtetit ta dëgjojnë dhe ta shohin atë plan.

Sipas Ageler, partneriteti midis SHBA-së dhe Maqedonisë së Veriut do të vazhdojë, edhe pse do të ishin të dëshpëruar nëse nuk miratohen ndryshimet kushtetuese.

Në pyetjen se si pret që të funksionojë Qeveria teknike, Ageler tha se pret që çdo Qeveri të punojë në doi të qytetarëve të saj.

Është fakt që qytetarët të kërkojnë nga VMRO-DPMNE-ja të ofrojë non-pejpër në të cilin do ta shpjegojë vizionin për rrugën përpara, porositi para pak kohësh nga Shkupi ndihmës-sekretari i shtetit i SHBA-së, Xhejms O’Brajan, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve se nëse janë të sakta informatat se faktori ndërkombëtar bën presion që të nënshkruhet non-pejpër i partive politike të shqiptarëve me të cilin do të zotohen që të mos bëjnë koalicion me parti e cila gjashtë muaj pas zgjedhjeve nuk do të zbatojë ndryshime kushtetuese.

Nga VMRO-DPMNE-ja u përgjigjën se partia çdoherë ka pasur orientim proevropian, ndërsa lidhur me çështjen kryesore me Bullgarinë, ka zgjidhje precize të cilët do të mund të jenë pjesë e programit zgjedhor.