Vazhdojnë dorëheqjet në LSDM, u tërhoq Jovanka Trençevska

Pas rezultatit të dobët në zgjedhjet parlamentare të 8 majit 2024, në Lidhjen Socialdemokrate të Maqedonisë edhe sot kanë vijuar dorëheqjet. U tërhoq ish ministrja Jovanka Trençevska, raporton Portalb.mk.

“Sot po largohem nga kryetarja e Forumit të Gruas të LSDM-së, pozitë të cilën e kam kryer me ndershmëri, me dinjitet dhe në shërbim të qytetarëve…Po tërhiqem nga strukturat e partisë me përgjegjësi dhe vetëdije të plotë, me sigurinë se nuk e kam tradhtuar besimin që më është dhënë… Unë besoj në socialdemokratët e mi dhe e di që ndryshimet do të jenë për më mirë”, shkroi Trençevska.

Trençevska ishte kandidate për deputete në zgjedhjet e 8 majtit për zonën e katërt, ndërsa sipas votave ajo ka arritur të sigurojë mandat.

Trençevska në përbërjen tani më në largim të qeverisë ushtroi funksionin e ministres së Punës dhe Politikës Sociale.

Dje dorëheqje nga pozitat e tyre në LSDM pas rezultatit të zgjedhjeve dhanë dy nënkryetarët, Pero Kostadinov dhe Fatmir Bytyqi.

Sipas rezultateve të deritanishme të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, VMRO-DPMNE ka fituar 58 deputetë, Fronti Evropian 19, LSDM-ja 18, VLEN 13, Levica 6 dhe ZNAM 6.