Kallëzim penal dhe hetim për të punësuarën në SPB Shkup, që ka ndërmjetësuar për marrje të banesave sociale

Sektori për kontroll të brendshëm, hetime kriminele dhe standarde profesionale në koordinim me Sektorin për polici kriminele ka dorëzuar kallëzim penal kundër I.M. (41) nga fshati Bukoviq i Komunës së Sarajit, analiste në SPB Shkup, për shkak të ekzistimit të dyshimeve për vepra të kryera penale mashtrim sipas nenit 247 nga Kodi Penal, ndërsa Prokuroria Themelore Publike Shkup dorëzoi urdhër për zbatim të procedurës hetuese, njofton Portalb.mk.

Siç informoi MPB-ja, Sektori për kontroll të brendshëm, hetime kriminele dhe standarde profesionale në koordinim me Sektorin për polici kriminele pas denoncimit nga tre persona të dëmtuar dhe më 17.05.2024 I.M. është kapur në momentin e marrjes së 12.500 eurove, paraprakisht në mënyrë kriminalistike të përpunuara, të cilat i janë dhënë për gjoja ndërmjetësim për marrje të banesave sociale nga kategoria B.

Lidhur me veprën penale është kryer bastisje në hapësirat zyrtare të cilat i ka përdorur e denoncuara me ç’rast është gjetur dokumentacion i dyshuar më vëllimor i cili është i lidhur me veprën penale në lloj në dokumenteve të ndryshme për të cilët ekziston dyshim se janë të falsifikuara, marrëveshje të ndryshme për hua, marrëveshje për ndërmjetësim të ndarje të banesave sociale, fleta pronësore, si dhe fletore me dorëshkrime në të cili është mbajtur evidencë për personat për të cilët janë kryer punë të caktuara.

Gjithashtu, gjatë bastisjes në shtëpinë e saj në fshatin Bukoviq, i kryer me urdhër gjyqësor, janë gjetur edhe sekusetruar armë zjarri dhe municion.

Personi është nxjerrë para gjykatësit të procedurës paraprake, i cili përcaktoi masë kujdesi, marrje të dokumentit të udhëtimit dhe ndalesë për braktisje të Qytetit të Shkupit.

Sipas Prokurorisë, nga prilli i vitit 2023, duke shfrytëzuar marrëdhënie të njëjtë të përhershme dhe raste të njëjta, e dyshuara ka mashtruar tre persona, të cilëve rrejshëm u është prezantuar si shefe në stacionin policor Gazi Babë dhe anëtare e Komisionit për shpërndarje të banesave sociale. Tre personave të dëmtuar të papunë u ka premtuar se do t’ju ndërmjetësojë që të marrin banesa sociale në Lisiçe me çmim më të ulët se ai real, duke iu kërkuar që t’i paguajnë nga 12.000 euro për banesë dhe 3.000 euro për ndërmjetësim dhe përgatitje të dokumentacionit. Të hollat ua kanë dhënë disa herë, ndërsa gjatë pagesës së fundit të 12.500 euro, në afërsi të stacionit policor, është kapur menjëherë pas dorëzimit të të hollave.

Për rastin mëngjesin e sotëm, përmes profilit të tij në Fejsbuk informoi edhe ministri teknik i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski.