Bytyqi dha dorëheqje nga pozita e tij në LSDM
Pas zgjedhjeve të sotme parlamentare, nënkryetari i LSDM-së, Fatmir Bytyqi, sonte ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij në parti, transmeton Portalb.mk.
“Si nënkryetar i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, i përkushtuar për vlerat etike dhe demokratike, kam vendosur të jap dorëheqje nga pozita e nënkryetarit të partisë. Dorëheqja ime do të jetë plotësisht efektive kur të njëjtën gjë do ta bëjnë edhe pjesa tjetër e miqve të mi që përbëjnë kryesinë e partisë – nga i pari tek i fundit”, tha Bytyqi.
Ndiqni gjitha zhvillimet e ditës së votimit minutë pas minuti. Klikoni linkun për të marrë më shumë informata: