Ja çfarë thotë policia për ndodhitë e sotme në Lëvizjen BESA

Ministria e Punëve të Brendshme e konfirmon hyrjen, siç thonë ata, të dhunshme në Selinë e Lëvizjes BESA, ndërkaq nuk jep detaje konkrete pasi që po kryhen biseda në polici, njofton Portalb.mk.

“Sot në Stacionin Policor “Bit Pazar” kryerës i panjohur ka hyrë dhunshëm në selinë e Lëvizjes BESA në Qendrën Tregtare Mavrovasja. Zyrtarët policorë kanë dalë në vendngjarje, ndërkaq me përfaqësuesit e Lëvizjes BESA dhe agjencisë e cila e ka siguruar objektin po kryhen biseda”, thonë nga MPB për Portalb.mk  ndërsa sipas Alsat, rreth orës 9:30 te mëngjesit te sotëm një grup personash, ne mesin e te cilëve ka qenë edhe Bilall Kasami kane hyrë me forcë duke thyer dyert e selisë së Lëvizjes Besa në Shkup.

Bilall Kasami për TV21 ka thënë se ai nuk ka hyrë me forcë në selinë e Lëvizjes BESA në Shkup.
Ai thotë se lajmet e tilla janë vetëm spina.

Abdush Demiri nga partia konfirmoi se kanë hyrë në seli dhe se nesër kryetari i partisë, Bilall Kasami do të mbajë konferencë për shtyp në lidhje me ndodhinë, por nuk komentoi më tej, nëse ishte apo jo hyrja me dhunë.

“Pasi tentuam dy ditë me radhë që të hijmë në selinë e partisë e njëjta gjë na ishte e pamundësuar pasi brenda në seli ka pasur persona të paidentifikuar dhe të paautorizuar. Menjëherë i kemi njoftuar edhe organet e rendit që të vijnë në vendngjarje pasi që edhe dy ditë përpara e kemi paraqitur rastin në fjalë në organet kompetente. Organet e rendit përfunduan procedurat e tyre dhe me siguri pas kësaj do pasojnë edhe paditë penale për të gjithë ata që janë të involvuar në uzurpimin e selisë së Lëvizjes Besa në Shkup. Për detaje më të hollësishme reth situatës së krijuar nesër kryetari i partisë, Bilall Kasami do të mbajë press konferencë”. tha Abdush Demiri.

Nga ana tjetër, u.d. kryetari i zgjedhur nga Këshilli Qendror i Shkupit, Nexhbedin Kahremani ka reaguar duke thënë që “dyshohet se personat që e kanë bërë këtë janë disa ekstremistë të dhunshëm të Çairit dhe të fshatit Llërcë të Tetovës, ndërsa i shoqëruar nga këta njerëz, ka ardhur edhe, tashmë kryetari i shkarkuar, Bilall Kasami”

Përmes konferencës për shtyp që u mbajt në Tetovë, sot kanë reaguar edhe anëtarët e degës dhe nëndegëve të BESË-s në Tetovë , duke i dhënë mbështetje vendimit të Këshillit Qendror të Lëvizjes BESA për caktimin e Nexhbedin Karemanit për ushtrues detyre kryetar i Lëvizjes BESA, njofton Portalb.mk.

“Karemani e gëzon mbështetjen e plotë të të gjithë strukturave të Lëvizjes BESA dhe më gjerë, por edhe të tetovarëve e të tjerëve, madje edhe përtej dallimeve politike. Prandaj ne dëshirojmë të falënderojmë Këshillin Qendror që në çastet e organizimit të brendshëm në Lëvizjen BESA, e zgjodhi Karemanin për këtë detyrë, sepse ai është një figurë që bashkon dhe nuk përçan, si dhe një personalitet i nderuar, për të cilin jemi të bindur se me urtësi dhe qasje pozitive që e ka mund të drejtojë me sukses Lëvizjen BESA deri në kongresin e saj”, tha Bashkim Uzairi.

Konflikt brendapartiak – “për” dhe “kundër” Bilall Kasamit

Ndryshe, Lëvizja BESA është ndarë në dy fraksione – ai që e përkrah kryetarin aktual Bilall Kasami dhe ai që kërkon dorëheqjen e tij.

Ndodhitë në Lëvizjen BESA nisën që më 5 janar, gjegjësisht të premten, kur Zeqirija Ibrahimi dha dorëheqje nga posti nënkryetar i partisë, ndërkaq një ditë më vonë, nëpërmjet një komunikate, Lëvizja BESA ka informuar se prej një nate më parë faqja e kryetarit të Lëvizjes BESA dhe të kryetarit të saj, Bilall Kasami, janë hakuar.

Mbrëmjen e së shtunës u mbajtën Këshilli Qendror në Tetovë, e cila vendosi që të mbahet kongresi i partisë më 24 shkurt, ndërkaq paralelisht mbajti mbledhje edhe Këshilli Qendror i Shkupit, që vendosi ta shkarkojë nga detyra kryetarin e Lëvizjes BESA, Bilall Kasami dhe në vend të tij të zgjedhin u.d. kryetar deri në mbajtjen e kongresit, Nexhbedin Kahremanin.

“Në mbledhjen e rregullt të Këshillit Qendror të Lëvizjes Besa e mbajtur në Tetovë u sollën këto vendime: për mbajtjen e Kongresit të Parë të Lëvizjes Besa më 24.02.2018, zgjedhja e komisionit për Organizimin e Kongresit dhe deri në mbajtjen e kongresit të parë të partisë, me partinë do vazhdojë të udhëheqë kryetari Bilall Kasami”, u tha në njoftimin e Këshillit Qendror të Tetovës.

“Sot në mbledhjen e Këshillit Qendror ishin shumica e anëtarëve, 64 nga gjithsej 108 anëtarë. Këtu ishin edhe tre deputetë të Lëvizjes BESA si dhe nënkryetarët dhe sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes BESA. Në këtë mbledhje, mes tjerash u diskutua edhe për rezultatin zgjedhor në zgjedhjet lokale, përgjegjësia për bllokimin dymujor të organeve të partisë nga kryetari por edhe shkelja e statutit të Lëvizjes BESA nga ai. Për këto arsye sot Këshilli Qendror, në mënyrë unanime vendosi shkarkimin e Bilall Kasamit nga detyra e kryetarit të partisë. Për këtë do të njoftohen edhe organet e drejtësisë”, tha Orhan Murtezani, nga Këshilli Qendror i Shkupit.

Megjithatë, Bilall Kasami për Portalb.mk deklaroi se shkarkimi i tij është vendim ilegal, jashtë statutit të partisë. Ai tha se edhe hyrja në selinë e Shkupit është bërë në mënyrë ilegale, siç thotë ai, sikurse u thyen edhe faqet zyrtare në Facebook.

Fraksioni i Kasamit insiston se ka legalitet të plotë në parti dhe se ata që i quan “uzurpator” të selisë do të marrin padi penale dhe do të përgjigjen përpara organeve të rendit. Nga ana tjetër, fraksioni i Kahremanit, insiston në ilegalitetin e Kasamit, duke thënë që shumica e Kryesisë Qendrore e ka shkarkuar atë nga posti i kryetarit.

Kronologjia e ngjarjeve: 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP