Është hakuar faqja e Facebook-ut të Lëvizjes BESA dhe Bilall Kasamit
Lëvizja BESA nëpërmjet një komunikate ka informuar se prej mbrëmë faqja e kryetarit të Lëvizjes BESA dhe të kryetarit të saj, Bilall Kasami, janë hakuar, njofton Portalb.mk.
“Njoftojmë opinionin se faqja zyrtare e Lëvizjes Besa dhe faqja e kryetarit Bilall Kasami janë sulmuar nga hakerët. Andaj ju lutemi që nga ky momentmçdo publikim në këto dy faqe ta injoroni dhe mos ta merrni në konsideratë.
Nga ky moment të gjitha publikimet që mund të dalin në të dy faqet e lartpërmendura në Facebook nuk paraqesin qëndrimin e Lëvizjes Besa ose tënkryetarit Bilall Kasami. Ju lutemi të keni mirëkuptim deri në tejkalimin
e kësaj situate. Opinioni do të njoftohet në kohë pasi në rrugë juridike t’i kthejmë faqet zyrtare dhe përgjegjësit e këtij sulmi kibernetik tëNdalin para drejtësisë”, thonë nga Lëvizja BESA.
Kronologjia e ngjarjeve:
- LEXO: Përçarjet në Lëvizjen BESA, ja çfarë thotë statuti i kësaj partie
- LEXO: Flet Karemani për Portalb: Disa herë kërkuam përgjegjësi nga Kasami, u detyruam ta shkarkojmë
- LEXO: Besa Tetovë: Kërkojmë nga deputeti Karemani të respektojë organet e partisë (VIDEO)
- LEXO: Kongresi i parë i BESA-s: Dy lloje kumtesash, mbledhjesh të Këshillit, vendime për Bilall Kasamin e thyerje dyersh
- LEXO: Kasami për Portalb: shkarkimi im është ilegal
- LEXO: Bilall Kasami u shkarkua nga posti i kryetarit të BESA-s (VIDEO)
- LEXO: Pas faqeve zyrtare të fejsbukit, BESA-s iu thyen edhe dyert e selisë!
- LEXO: Është hakuar faqja e Facebook-ut të Lëvizjes BESA dhe Bilall Kasamit
- LEXO: Ibrahimi jep dorëheqje të parevokueshme nga Lëvizja BESA