Lëvizja BESA Tetovë e përkrah Nexhbedin Karemanin për ushtrues detyre kryetar i Lëvizjes BESA (VIDEO)

Përmes konferencës për shtyp që u mbajt sot në Tetovë, anëtarët e Kryesisë Qendrore dhe të Këshillit Qendror të Lëvizjes BESA si dhe përfaqësues të strukturave të degës dhe nëndegëve të BESËS në Tetovë  i kanë dhënë mbështetje vendimit të Këshillit Qendror të Lëvizjes BESA për caktimin e Nexhbedin Karemanit për ushtrues detyre kryetar i Lëvizjes BESA, njofton Portalb.mk.

“Karemani e gëzon mbështetjen e plotë të të gjithë strukturave të Lëvizjes BESA dhe më gjerë, por edhe të tetovarëve e të tjerëve, madje edhe përtej dallimeve politike. Prandaj ne dëshirojmë të falënderojmë Këshillin Qendror që në çastet e organizimit të brendshëm në Lëvizjen BESA, e zgjodhi Karemanin për këtë detyrë, sepse ai është një figurë që bashkon dhe nuk përçan, si dhe një personalitet i nderuar, për të cilin jemi të bindur se me urtësi dhe qasje pozitive që e ka mund të drejtojë me sukses Lëvizjen BESA deri në kongresin e saj”, tha Bashkim Uzairi.

“Për ne mospajtimi është vetëm në rrafshin e debatit të brendshëm demokratik, që është normal për organizatat e mëdha, siç është BESA, dhe ne jemi të bindur se gjithë kjo do të tejkalohet në mënyrën më të mirë në Kongresin e parë të Lëvizjes. Ne në Lëvizjen BESA nuk i ndajmë njerëzit nga cili qytet janë, por çfarë vlera kanë. Lokalizëm në mesin tonë nuk ka pasur dhe nuk do të ketë vend asnjëherë. Sepse BESA është mbi të gjithë dhe askush në BESË nuk është i pazëvendësueshëm”, tha Bashkim Uzairi.

Ndryshe, sot rreth orës 9:30 te mëngjesit te sotëm një grup personash, ne mesin e te cilëve ka qenë edhe Bilall Kasami thuhet se kane hyrë me forcë duke thyer dyert e selisë së Lëvizjes Besa në Shkup, megjithatë policia po merret me zbardhjen e rastit.

Bilall Kasami për TV21 ka thënë se ai nuk ka hyrë me forcë në selinë e Lëvizjes BESA në Shkup.
Ai thotë se lajmet e tilla janë vetëm spina.


Kronologjia e ngjarjeve: 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP