Besa Tetovë: Kërkojmë nga deputeti Karemani të respektojë organet e partisë (VIDEO)

Forumi i gruas dhe Forumi rinor i Lëvizjes Besa në Tetovë mbajtën konferencë të jashtëzakonshme për media në të cilën kërkuan “të ruhet uniteti i partisë dhe të mos hutohen votuesit e kësaj partie”, njofton Portalb.mk.

Sipas Kryetares së forumit të gruas në Tetovë, Hatije Etemi, struktura në Tetovë nuk do të ngelë indiferente ndaj veprimeve të deputetit të zonës Nexhbedin Karemani i cili ka fituar mandatin pas tërheqjes nga posti i deputetit Bilall Kasami.

“Si anëtarësi dhe strukturë në Tetovë nuk mund të rrimë indiferent ndaj veprimeve dhe sjelljes së deputetit të zonës Nexhbedin Kahremani i cili ka fituar mandate pikërisht në krah të aktivistëve të këtyre këshilave vendor. Prandaj kërkojmë nga deputeti Nexhbedin Karemani të respektojë organet legale dhe legjitime të lëvizjes Besa, të respektojë kryetari legjitim të lëvisjes Besa Bilall Kasami, i cili me shumë zemërgjërësi e lëshoj mandatin e deputetit që pikërisht Karemani të bëhet deputet. Një fjalë e popullore thotë: E mira të kthehet me të keqe”, deklaroi Etemi.

Sipas saj, këshillat vendor të degës në Tetovë kanë nëshkruar një deklaratë të përbashkët dhe kërkohet nga organet e Lëvisjes Besa të vazhdojë rrugën e trasuar në respektimin e vlerave tashmë të promovuara. Më poshtë janë nënshkrimet.

“Këshillat vendor të Lëvizjes Besa dega Tetovë kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët ku kërkojnë nga organet e Lëvizjes Besa vazhdimin e rrugës së trasuar në rrespektimin e vlerave tashmë të promovuara (tre A), ruajtjes së unitetit të brenshëm, ndikimit politik dhe rezultateve të suksesshme në jetën politike në RM, që Lëvizja Besa të vazhdojë betejën politike tash si subjekt i sprovuar dhe i legjitimuar në interes të shqiptarëve dhe qytetarëve tjerë”, deklaroi kryetarja e forumit të gruas në Tetovë nga Lëvizja Besa Hatije Etemi.

Nga kjo parti apelojnë “te personat e papërgjegjshëm që mundohen në forma jo-legale të dëmtojnë dhe uzurpojnë lëvizjen BESA dhe hutojnë opinionin sa më shpejtë të tërhiqen nga loja e djallit ose do të ballafaqohen jo vetëm me revoltën e votuesve por edhe me masat juridike dhe politike kundër çdokujt që nuk respekton institucionet legjitime” tha ajo.

Sipas Abdush Demirit, mbledhja e djeshme e disa nga anëtarëve të kryesisë është jo-legjitime sepse vetëm kryetari ka legjitimitet të thirrë mbledhje.

Në pyetjen e Portalb.mk, Demiri tha se vulat e partisë i kanë ata ndërsa mbledhjen që u mbajt dje e kanë caktuar shumë më herët.

Në pyetjen e Portalb.mk se a do ketë dy kongrese paralele, ai tha se “kemi caktuar kongres dhe do të ketë procedurë organizimi deri atëherë. Më tej nuk komentoj por ne jemi organet legjitime të partisë.”

Ai tha se organet e kryesisë NUK KANË kërkuar më herët dorëheqje nga Kasami.

Kronologjia e ngjarjeve: 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP