Kasami për Portalb: shkarkimi im është ilegal

Bilall Kasami i Lëvizjes BESA për Portalb.mk ka komentur edhe vendimin paraprak të Kryesisë Qendrore të Lëvizjes BESA që u mbajt në selinë në Shkup, dhe për të njëjtin thotë se është vendim ilegal, jashtë statutit të partisë.

Kasami gjithashtu thotë se edhe hyrja në selinë e Shkupit është bërë në mënyrë ilegale, siç thotë ai, sikurse u thyen edhe faqet zyrtare në fejsbuk.

“Këshilli Qendror ashtu siç u thirr zyrtarisht ka mbajtur mbledhje në Tetovë dhe i ka sjellë vendimet ashtu siç ka qenë me rend, ashtu siç parashihet më statutin e partisë”, tha Kasami.

Se a do të thotë kjo se qëndrimi i tij në krye të BESA-s është sjellë në bazë të statutit, kurse vendimi i kryesisë qendrore në Shkup ka shkuar në kundërshtim me statutin, Kasami u shpreh kështu: “Ata me çdo veprim që e kanë bërë, kanë bërë shkelje të statutit dhe kanë dëmtuar Lëvizjes BESA. Ata kanë hyrë në mënyrë ilegale në selinë në Shkup ashtu siç e hakuan edhe faqen time personale dhe të Lëvizjes”.

Se a do të shkojë shkarkimi i tij nga Kryesia Qendrore e Shkupit në organet e drejtësisë, Kasami tha: “Ne nuk kemi çfarë të drejtohemi në organet e drejtësisë, sepse ne e kemi legalitetin e partisë. Sipas të gjitha normave statutore është mbajtur mbledhja në Tetovë, ashtu edhe u sollën vendimet që tashmë ju i keni”, tha Kasami.

Paraprakisht, nga e-maili zyrtar i Lëvizjes BESA arriti kumtesë, ku u tha se në Këshillin Qendror të BESA-s që u mbajt në Tetovë është vendosur që Bilall Kasami të mbetet lider i partisë deri në Kongresin e partisë që do të mbahet më 24 shkurt të 2018-s.

“Në mbledhjen e rregullt të Këshillit Qendror të Lëvizjes Besa e mbajtur në Tetovë u sollën këto vendime: për mbajtjen e Kongresit të Parë të Lëvizjes Besa më 24.02.2018, zgjedhja e komisionit për Organizimin e Kongresit dhe deri në mbajtjen e kongresit të parë të partisë, me partinë do vazhdojë të udhëheqë kryetari Bilall Kasami”, u tha në njoftimin paraprak të BESA-s.

Por kjo u kundërshtua nga Kryesia Qendrore e BESA-s, e cila në mbledhjen që e mbajti sot në Shkup në mënyrë unanime, me 64 vota, e shkarkoi nga posti i liderit, Bilall Kasamin, duke u arsyetuar “me shkelje të statutit dhe papërgjegjësi të rezultatit të zgjedhjeve lokale”.

Kronologjia e ngjarjeve: 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button