Flet Bilall Kasami nga selia në Shkup (VIDEO)

Bilall Kasami për TV21 ka thënë se ai nuk ka hyrë me forcë në selinë e Lëvizjes BESA në Shkup.
Ai thotë se lajmet e tilla janë vetëm spina.

Konflikt brendapartiak – “për” dhe “kundër” Bilall Kasamit

Ndryshe, Lëvizja BESA është ndarë në dy fraksione – ai që e përkrah kryetarin aktual Bilall Kasami dhe ai që kërkon dorëheqjen e tij.

Ndodhitë në Lëvizjen BESA nisën që më 5 janar, gjegjësisht të premten, kur Zeqirija Ibrahimi dha dorëheqje nga posti nënkryetar i partisë, ndërkaq një ditë më vonë, nëpërmjet një komunikate, Lëvizja BESA ka informuar se prej një nate më parë faqja e kryetarit të Lëvizjes BESA dhe të kryetarit të saj, Bilall Kasami, janë hakuar.

Mbrëmjen e së shtunës u mbajtën Këshilli Qendror në Tetovë, e cila vendosi që të mbahet kongresi i partisë më 24 shkurt, ndërkaq paralelisht mbajti mbledhje edhe Këshilli Qendror i Shkupit, që vendosi ta shkarkojë nga detyra kryetarin e Lëvizjes BESA, Bilall Kasami dhe në vend të tij të zgjedhin u.d. kryetar deri në mbajtjen e kongresit, Nexhbedin Kahremanin.

“Në mbledhjen e rregullt të Këshillit Qendror të Lëvizjes Besa e mbajtur në Tetovë u sollën këto vendime: për mbajtjen e Kongresit të Parë të Lëvizjes Besa më 24.02.2018, zgjedhja e komisionit për Organizimin e Kongresit dhe deri në mbajtjen e kongresit të parë të partisë, me partinë do vazhdojë të udhëheqë kryetari Bilall Kasami”, u tha në njoftimin e Këshillit Qendror të Tetovës.

“Sot në mbledhjen e Këshillit Qendror ishin shumica e anëtarëve, 64 nga gjithsej 108 anëtarë. Këtu ishin edhe tre deputetë të Lëvizjes BESA si dhe nënkryetarët dhe sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes BESA. Në këtë mbledhje, mes tjerash u diskutua edhe për rezultatin zgjedhor në zgjedhjet lokale, përgjegjësia për bllokimin dymujor të organeve të partisë nga kryetari por edhe shkelja e statutit të Lëvizjes BESA nga ai. Për këto arsye sot Këshilli Qendror, në mënyrë unanime vendosi shkarkimin e Bilall Kasamit nga detyra e kryetarit të partisë. Për këtë do të njoftohen edhe organet e drejtësisë”, tha Orhan Murtezani, nga Këshilli Qendror i Shkupit.

Megjithatë, Bilall Kasami për Portalb.mk deklaroi se shkarkimi i tij është vendim ilegal, jashtë statutit të partisë. Ai tha se edhe hyrja në selinë e Shkupit është bërë në mënyrë ilegale, siç thotë ai, sikurse u thyen edhe faqet zyrtare në Facebook.

Të hënën, Ministria e Punëve të Brendshme e konfirmon hyrjen e Bilall Kasamit, siç thonë ata, të dhunshme në Selinë e Lëvizjes BESA, ndërkaq nuk jep detaje konkrete pasi që po kryhen biseda në polici.

“Sot në Stacionin Policor “Bit Pazar” kryerës i panjohur ka hyrë dhunshëm në selinë e Lëvizjes BESA në Qendrën Tregtare Mavrovasja. Zyrtarët policorë kanë dalë në vendngjarje, ndërkaq me përfaqësuesit e Lëvizjes BESA dhe agjencisë e cila e ka siguruar objektin po kryhen biseda”, thonë nga MPB për Portalb.mk.

Megjithatë, Kasami për TV21 ka thënë se ai nuk ka hyrë me forcë në selinë e Lëvizjes BESA në Shkup.
Ai thotë se lajmet e tilla janë vetëm spina.

Fraksioni i Kasamit insiston se ka legalitet të plotë në parti dhe se ata që i quan “uzurpator” të selisë do të marrin padi penale dhe do të përgjigjen përpara organeve të rendit. Nga ana tjetër, fraksioni i Kahremanit, insiston në ilegalitetin e Kasamit, duke thënë që shumica e Kryesisë Qendrore e ka shkarkuar atë nga posti i kryetarit.

Kronologjia e ngjarjeve: 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button