Zoom tashmë mund të mbajë deri në 1 milionë anëtare në një webinar

Zoom njoftoi se thirrjet webinar tashmë mund të mbajnë deri në 1 milionë pjesëmarrës në të njëjtën kohë, transmeton PcWorld.

Ky lajm vjen në një kohë kur grupe të ndryshme politike kanë përdorur platformën e video konferencave për të ngritur fonde për fushatën e zëvendës presidentes Amerikane Kamala Harris, shpeshherë duke hostuar qindra mijëra njerëz.

Kompania tashmë ofron nivele të ndryshme për të akomoduar evenimentet e mëdha. Konsumatorët mund të zgjedhin webinar-e me 10 mijë, 50 mijë, 100 mijë, 250 mijë, 500 mijë dhe 1 milionë anëtarë.

Por këto evenimente nuk do të kushtojnë pak. Rezervimi i një webinar-i të tillë me 1 milionë pjesëmarrës kushton 100 mijë dollarë. Edhe pse çmimi duke ti kripur është një ofertë e mirë duke qenë se webinar-et me 10 mijë anëtarë kushtojnë 9 mijë dollarë.

Deri më sot Zoom ofronte zyrtarisht mbështetje me deri në 100 mijë pjesëmarrës.